“Boom” denoncon skandalin: Personeli i spitalit infektiv me maska të skaduara

Emisioni investigativ “BOOM” në RTV Ora ka zbuluar se maskat që përdoren aktualisht për mbrojtjen e personelit mjekësor në spitalin infektiv, COVID 1 kanë skaduar që në vitin 2014.

Konfirmimin e ka dhënë kompania franceze Machopharma, përmes komunikimeve zyrtare me redaksinë e “BOOM”.

Mesazhi i kompanisë Macropharma

“Maskat në foto janë të vërteta “Macropharma” por me datë skadimi në 2014-ën. Gjithë të mirat, Piere Zurecki”.

Këto maska i janë vënë në dispozicion në formë donacioni Ministrisë së Shëndetësisë nga subjekti i cili ka fituar pak kohë më parë edhe tenderin sekret për materialet mbrojtëse të personelit mjekësor nga COVID 19.

Gazetarja: Kjo është maska që përdor infektivi aktualisht, spitali.

Administratori i kompanisë Farmanet Albania: I kemi bërë donacion ato. Mnistrisë së Shëndetësisë.

Gazetarja: Kur i keni bërë këto donacione?

Administratori i kompanisë Farmanet Albania: Para se të ndodhte e gjithë gjëja. Domethënë ne i kemi dhuruar.

Gazetarja: Çfarë maskash keni çuar aktualisht te infektivi, me këtë tenderin e ri?

Administratori i kompanisë Farmanet Albania: Si nuk kemi çuar. Këto janë një përdorimshe në infektiv.

Përdorimi i maskave të skaduara në frontin e parë të luftës me COVID 19, rrezikon çdo ditë jetën e personelit të spitalit Infektiv, teksa qeveria ka akorduar përmes vendimit 241 të saj, më shumë se 346 milion lekë për blerjen e materialeve mbrojtëse.

Ditët në vijim “BOOM” do të publikojë të tjera prova dhe faktë në lidhje me këtë skandal.