Bllokimim i emigrantëve në kufi/ Avokatja e Popullit: Qeveria bëri tërheqje të pjesshme, është detyrim i saj…

Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca, ka folur sot për zhbllokimin e situatës së shqiptarëve në kufi, të cilët tashmë janë dërguar në një karantinë. Në një lidhje direkte në ABC News, Ballanca u shpreh se Qeveria ka bërë një tërheqje të pjesshme për të pranuar të futen në vend vetëm ata që ishin rezidentë në Shqipëri.

“Për qeverinë e Shqipërisë nuk është e rëndësishme se ku janë rezidentë personat, por ka rëndësi se shtetas të kujt janë këta persona. Në gjykimin e Avokatit të Popullit pavarësisht rezidencës çdo qytetar ka të drejtë të hyjë në territorin e vendit. Sigurisht që këtë qytetarë në momentin që do të futen në territorin e Shqipërisë do të duhet tu nënshtrohen rregullave, të karantinohen dhe të ndjekin çdo rregull.

Pavarësisht rezidencës kjo është një e drejtë që këtyre njerëzve u takon. Qëndrimin e qeverisë shqiptare unë e kuptoj që qeveria të mos i ketë të gjitha kapacitetet për të pranuar të gjithë shqiptarët, pavarësisht se është një detyrim i saj, prandaj ka bërë ndoshta një tërheqje të pjesshme duke marrë ata persona që nuk janë rezidentë në shtetin helen”, shprehet Ballanca.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here