Bie numri i viktimave nga Covid-19 në Itali, mjekët e Lombardisë “zbresin” në terren

Numri i viktimave në Itali ka pësura rënie ditët e fundit dhe për këtë arsye qeveria Italiane ka paralajmëruar datat e rihapjes së dyqaneve dhe biznesve.

Rajoni i Lombardisë që ndryshe është quajtur edhe epiqendra e virusit në Itali, ka njoftuar që nga kjo e enjte, autoritetet kanë nisur testet serologjike.

Edhe spitalet e Bergamos, Brescias, Lodi dhe Kremonës kanë nisur për të testuar imunitetin e qytetarëve duke kërkuar antitrupa neutralizues në gjakun e tyre.

Ndërkohë mësohet se të parët që po testohen janë mjekë dhe infermierë në rajonin e Lombardisë, që janë 500,000 në të gjithë rajonin.

“Në përgjithësi do të testohen ata që janë në karantinë, subjektet simptomatike dhe ata pa simptoma por që kanë patur kontakte me raste asimptomatike ose me simptoma të buta.”- kanë thënë zyrtarët e shëndetësisë atje.

Nga 29 prilli, analizat do të shtrihen në të gjithë Lombardinë. Një tjetër hap i rëndësishëm, pra, në luftën kundër Covid-19 dhe mbi të gjitha në kërkimin e të gjitha masave më të përshtatshme nga pikëpamja shëndetësore, i cili vjen ashtu si të dhënat për infeksionet, vdekjet, pranimet në ICU shënojnë një ulje të lehtë të rasteve.

Këshilltari Rajonal i Mirëqenies, Giulio Gallera, ka treguar metodat dhe qëllimet e testit.

Testi serologjik është ai i zhvilluar nga ekipi i ‘Policlinico San Matteo’ i Pavisë i udhëhequr nga profesori Fausto Baldanti me 50 studiues të tjerë. Deri më tani janë të disponueshëm 20.000 teste në ditë, ndërsa deri në fund të muajit maj ky numër do të trefishohet trefishohet.