Bie ndjeshëm numri i viktimave nga koronavirusi në Itali

Italia e cila u përball më një numër të lartë viktimash nga koronavirusi duket se ka filluar të marrë frymë.

Lajme të mira vijnë nga vendi fqinj ku 260 persona kanë ndërruar jetë brenda 24 orëve në Itali, duke e çuar numrin total të viktimave në 26644. Autoritetet thonë se bilanci sa vjen e ulet, pasi sot janë shënuar 155 më pak të vdekur, krahasuar me një ditë më parë.

Ndërkohë numri i të infektuarve me Covid-19 është 2324 persna, duke e çuar numrin e të prekurve në 197674 total.

Nisur nga kjo situatë qeveria Italiane ka filluar planet e rihapjes së vendit duke fillaur nga e hënë e 27 prillit.