Berlusconi dhe Salvini kundër: Conte bën njoftime, por më pas qytetarët shkojnë në bankë dhe marrin zero euro!

CHRIS TOMLINSON

Senatori populist italian Matteo Salvini iu bashkua ish-kryeministrit Silvio Berlusconi në daljen kundër dekretit të ndihmës së koronavirusit të Wuhanit, duke thënë se Italianët nuk do të shohin “një lirë” para kesh.

Salvini tha se ai, së bashku me Legën, nuk do të votojë për dekretin e Cura Italia dhe e kritikoi propozimin si “një tallje të konsiderueshme të italianëve që nuk do të shohin një lirë”, tha ai, duke iu referuar monedhës së Italisë përpara zbatimit të euros.

“Ne kemi propozuar shumë gjëra dhe më pas nuk kemi parë madje as edhe një të pranuar, me keqardhjen se duhet të jemi në gjendje të veprojmë shpejt. Nuk është e mjaftueshme të thuhet se kryetarët e bashkive dhe mjekët janë heronj; nuk ka asnjë lirë për ta. Ne jemi në kohë lufte dhe ne jemi ende peng të sindikatave, “shtoi ai.

Salvini vazhdoi të sulmojë kryeministrin italian Giuseppe Conte, sipas Il Giornale, duke thënë: “Unë dua t’i jap një sugjerim: përpara se të premtojë dhe të mashtrojë miliona punëtorë dhe sipërmarrës duke bërë njoftime në TV, ti bëjë gjërat. Conte bën njoftime, por më pas qytetarët shkojnë në bankë dhe marrin zero ”.

Ish kryeministri Italian dhe aleati i Salvinit Silvio Berlusconi tha se partia e tij, Forza Italia, nuk do të votonte për dekretin gjithashtu, duke pretenduar se asnjë nga sugjerimet e tij nuk u mireprit në bord nga qeveria e koalicionit të majtë.

“Ne ishim të parët që kërkuam që shteti të veprojë si garant i kredive bankare për bizneset. Por qëndrimi i qeverisë ndaj bizneseve është më ndëshkues sesa shpërblimi, “tha Berlusconi dhe kritikoi procesin e qeverisë për bizneset që kërkojnë fonde për shpëtimin.

“Në Shtetet e Bashkuara, kompanitë mund të marrin ndihmë me një procedurë që zgjat shtatë minuta; ne vlerësojmë se në disa raste [në Itali] do të zgjasin 100 ditë, ”tha ai.

“Ne kemi ofruar zgjidhje për të ndihmuar vendin për të dalë nga kjo krizë serioze, por shumica na ka dhënë rolin e spektatorëve. Dekreti Cura Italia është bërë dekreti i “Le të shërojmë Italinë, dhe ju vëzhgoni”. Në këtë fazë, ne fitojmë nëse jemi bashkë, ose Italia po humbet, “shtoi ai.

Kritikat ndaj dekretit vijnë pasi Salvini më parë kishte kundershtuar reagimin e qeverisë ndaj koronavirusit dhe më pas ofroi krijimin e një qeverie të unitetit kombëtar me Partinë Demokratike dhe Lëvizjen Pesë Yje, e cila u refuzua.

Ai gjithashtu ka qenë një mbështetës i fortë për ofrimin e ndihmës popullit Italian, por paralajmëroi në fund të muajit të kaluar se të paktën 100 miliardë euro do të duheshin ose qeveria mund të shihte popullin italian në revoltë.