Berisha: Si po manipulon Rama numrin e viktimave nga Covid-19

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar në emisionin Aktualitet në Fax News se Shqipëria rënditet ndër vendet me vdekshmërinë më të madhe në botë për shkak të koronavirusit, nbdërsa pohoi se janë fshehur dhe manipuluar rste duke iu veshur diagnoza të tjera përtë mos e deklaruar si vdekje nga pandemia.

Berisha tha se Shqipëria ka rastin më të lartë të personelit mjekësor të infektuarndërkohë që në lidhje me lehtësimin e masav që është paralajmëruar është e pabazuar në ekspertizë ndërsa paralajmëroi se mund të dërgojnë në pasoja të papërshtatshme, ndërkohë që.

“Në rrafshin mjekësor, Shqipëria shënoi një rekord të ri shëndetsor për infektimin e punonjësve të shëndetësisë. Shqipëria ka rritjen e vdekshmërisë së rastit që është treguesi më kryesor I raportit të sistemit shëndetësor me epideminë, e ka më të lartin në rajon. Së treti Shqipëria është ndër kampjonët e botës në kapjen e treguesve kryesor të epidemisë së Covid.

Duke filluar me praktikën e kufizimit të testeve, që do të thotë mosgjurmim të infeksioneve me qëllim për të treguar një mashtrim të madh për të mos deklaruar përhapjen, ndërkohë që ka marrë dheun por nuk duam ta zbulojmë. Shqipëria fshehu në mënyrë të paskrupullt fillimin e epidemisë, ndërsa kishte konfirmuar nga rastet e qytetarit digjitalnë Shkurt për vdekjet nga Covid-19.

Jo vetëm që i mohoi por mjerisht vahdoi në javët e fundit, edhe së fundmi nga vdekjet prej pandemisë dhe i tregonin për raste të tjera. Vërtetë ai dëmton më shumë mushkëritë, ai është shumë i egër në enët e trurit. Për këtë janë përdorur si të vdekur jo nga Covid. Të mashtrohen një seri treguesish të saj.

Kemi hyrë një një fazë që në rast se ne do kishim qenë në transparencë në të gjithë treguesit, do kishim marrë masa që në fillim të shkurtit, me sigurimin e testeve dhe mjeteve të tjera, ne sot do dinim sa do kishim të sëmurë, ku I kemi problemet. Ne na dalin çdo ditë vatra. Tani dalin Shkodra dhe Kruja. Hapja që bëhet është absolutisht e pabazuar dhe mund të ketë pasoja të papërshtatshme”, tha Berisha në Fax News.