Bashkia organizon koncert, banorët në vend të duartrokitjeve shpërthejnë me thirrje, “Rama ik”! (Video)

Bashkia e Elbasanit ka organizuar një koncert në një nga lagjet e qytetit për të “kënaqur” banorët e “kyçur”, por banorët që kanë dalë nëpër ballkone kanë shpërthyer në thirrjet “Rama ik”, “Rama ik”!

Tashmë artistët kanë gjetur një mënyrë, tjetër për të kënaqur publikun dhe kryesish banorët e “kyçur” në shtëpi nga koronavirusi, duke zhvilluar koncerte për to, një mënyrë kjo për t’i argëtuar në kushtet ku ato ndodhen.

Mirëpo, koncerti i një grupi aktivistësh të mbështetur nga Bashkia Elbasan, nuk është mirëpritur nga qytetarët e lagjes “5 Maji”.

Thirrjet “Rama ik” kanë shpërthyer nga ballkonat e pallateve nga qytetarët që kanë shprehur pakenaqësinë ndaj qeverisjes dhe kryeministrit Edi Rama.

Prej më shumë se një muaji, në kuadër të masave të ndërmarra për parandalimin e përhapjes së COVID-19, të gjithë qytetarët duhet të qendrojnë në shtëpi, nëse nuk janë të autorizuar të punojnë.

Masat e ndërmarra kanë bërë që shumë biznese të mbyllen dhe aktiviteten që grumbullojnë njerëz të mos zhvillohen.