Bashkëshorti i punonjëses së bankës infektohet me Covid-19

Ka rezultuar pozitiv me koronavirus bashkëshorti I punonjëses së bnjë banke të nivelit tëdytë në elbasan për tër të cilin Faxëeb.al disponon edhe emrin por për motive privatësi përcjellim vetëm inicialet etij që janë G.M., 54-vjeç.

Ai kishte rezultuar negative në testimin e parë ndërsa në të dytin është konfirmuar si pozitiv ndrkohë që bashkëshortja e tij prej disa ditësh po lufton me Covid-19.

Pas konstatimit të rastit të bankieres, disa ditëmë parëu testuan edhe 2 2 kolegët e saj ku përgjigjet kanë rezultuar negative.

Edhe 2 vajzat e çiftit kishin rezultuar pozitive me Covid 19. Për shkak se gruaja vuante nga sëmundja shoqëruese e diabetit, u transferua drejt spitalit Infektiv në Tiranë, ndërsa vajzat e saj po e kryejnë karantinën në banesë, pas shenjave të shfaqura të sëmundjes.

Kryefamiljari i cili ndonëse kishte rezultuar negativ pas marrjes së tamponëve dyshohet se ka infektuar bashkëshorten punonjëse banke dhe dy vajzat e tij të rritura.

Mësohet se më datë 14 mars burri në profesion përkthyes ka pasur kontakte me familjen e infektuar me herët në Elbasan, konkretisht me kryefamiljarin 62 vjeç.

Pavarësisht se ky i fundit ishte vënë në dijeni nga DSHP për kontaktet e tij dhe punonjësit e kësaj të fundit ishin lidhur me kryefamiljarin e familjes se infektuar së fundmi ai i kishte shpërfilluar telefonatat dhe informacionin. Madje nuk ka vënë në dijeni as familjen e tij.

Madje ka vijuar të jetë në punë. Kontaktet e tij me qytetarët kanë qënë të shumta, ndërsa po kaq shqetësuese janë edhe kontaktet e bashkeshortes së tij me detyrë Zv.Drejtore banke me stafin dhe më pas me qytetarët.

Numri i personave të infektuar në këtë qark arrin në 16.