Basha, urim për Pashkët: T’i lutemi Zotit të na e lehtësojë këtë sprovë të madhe që po kalojmë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka uruar besimtarët për festën e Pashkëve, Basha shprehet në mesazhin e tij se, bashkohet me lutjet për t’u lehtësuar nga sprova e madhe që po kalon vendi dhe familjet shqiptare.

Mesazhi i kryetarit Basha

Dy ditë përpara të dielës së Pashkëve, në këtë të premte të veçantë të sakrificës dhe dhimbjes, le të bashkohemi në një lutje të përbashkët: t’i lutemi Zotit të na e lehtësojë këtë sprovë të madhe që po kalojmë si familje, si vend dhe si komb, dhe të na japë durim dhe fuqi për të dalë më të fortë prej saj.

Sjelltë heshtja e kësaj të premte ndriçim dhe meditim për secilin prej nesh, për atë çfarë mund të bëjmë më mirë. Të lutemi në këtë të premte që mëshira e Perëndisë të zbusë zemrat tona dhe të na udhëzojë e mbushë me dashuri e besim në rrugën e sprovës drejt normalitetit dhe lirisë.

1 14