Basha: Të dyja paketat e qeverisë janë gjysmake. Vetëm paketa e parë e Kosovës është 170 milionë euro!

Basha: Të dyja paketat e qeverisë janë gjysmake. Fatura nuk kalon as 100 milionë euro, kur vetem paketa e parë e Kosovës është 170 milionë euro.

Për fat të keq të dyja paketat mbeten gjysmake. Po t’i marrim të dyja së bashku, në të dyja paketat nuk kalojmë në nivel total duke përfshirë edhe faturën sociale dhe gjithçka tjetër, nuk kalon afro 100 milionë euro, ndërkohë që Kosova vetëm në paketën e parë ka dhënë 170 milionë euro.

Tani besoj se krahasimi është i qartë. Është e rëndësishme të shpjegohet se përse ne kemi kërkuar që të mos vonohet me këtë paketë. Tani këto po jepen si shpërblim për papunësinë për njëerëzit që kanë humbur vendet e punës.

Pse? Sepse biznesi ka mbyllur dyert dhe është në gjendje koma, të mos themi falimentim se është fjalë e rëndë. Atëherë pse duhet të prisnim ne derisa këta njerëz të nxirreshin nga puna për t’u dhënë pagesë papunësie?

Pse të mos stimulonim drejtpërdrejtë që para 2 javësh, që para 3 javësh, që para 4 javësh, kur propozuam biznesin, duke u dhënë mumdësinë që të vazhdonte të kishte likuiditet, të kishte para për të vazhduar për të paguar të puënsuarit.

Pyetje: Si?

Lulzim Basha: Duke ndërhyrë do të arrinim dy qëllime,
Së pari do të mbanim në këmbë aktivitetin ekonomik, punëdhësnësit, qoftë ky i vogël, vetëpunësim apo punësim familjar, qoftë ky i mesëm apo i madh, shërbime apo prodhime.

Pyetje-Si, zoti Basha?

Lulzim Basha: Duke dhënë injeksionet që ne propozuam që me 11 mars.

Pyetje: Pyetja që sot shtrohet a i kishim paratë, i kishte Shqipëria këto para që këto kompensime të ndodhin edhe tre-katër javë më parë?

Lulzim Basha: Sigurisht që i kishim dhe akoma i ka.