Basha takon ministrin e Jashtëm të Hungarisë: Nuk jemi vetëm!

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u takua sot me Ministrin e Jashtëm të Hungarisë, Péter Szijjártó me rastin e sjelljes së një ndihme të madhe prej 100 mijë maskash dhe 5 mijë kostume mbrojtëse mjekësore.

Në emër të Partisë dhe të opozitës, zoti Basha shprehu mirënjohje për Hungarinë dhe kryeministrin Orban për ndihmën e çmuar në këto ditë të vështira, kur po shtohet numri i të infektuarve në radhët e stafeve mjekësore.

“E falenderova personalisht ministrin Szijjártó dhe i kërkova të shohë mundësinë për të ndihmuar edhe më tëj Shqipërinë, e cila sot po përballet edhe me një krizë të madhe ekonomike, ku papunësia dhe pamundësia e qytetarëve për të siguruar ushqimin e përditshëm rritet cdo ditë”, u shpreh zoti Basha.

Hungaria ka vendosur një fond prej 30 miliardë euro ose 22% të prodhimit vendas për të ndihmuar qytetarët dhe ekonominë e vendit. Ndihma e sjellë sot nga Ministri i Jashtëm i Hungarisë është ndër më të mëdhatë për Shqipërinë. Aktualisht, vendi ynë nuk ka zbatuar akoma vendimin për paketën e parë të ndihmës, ndërsa paketa e dytë, nuk ka hyrë ende në fuqi.

b2