Basha: Qeveria të shtojë urgjentisht numrin e testeve. Çdo ditë e humbur kushton jetë!

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ka bërë sërish thirrje qeverisë të shtojë numrin e testeve në vend.

Në një postim në rrjetet sociale, lideri i opozitës shprehet se, testimi është mënyra më e suksesshme që po aplikohet sot për të identifikuar të prekurit nga COVID-19 dhe për të shkëputur zinxhirin e transmetimit.

Reagimi i plotë i kryetarit Basha

Transparenca dhe informacioni mbi gjendjen reale të infektimeve janë jetike për të ofruar garanci dhe siguri për stafet mjekësore dhe për të gjithë qytetarët.

Testimi është mënyra më e suksesshme që po aplikohet sot për të identifikuar të prekurit nga COVID-19 dhe për të shkëputur zinxhirin e transmetimit.

Prandaj sa nuk është vonë i bëj thirrje qeverisë të shtojë urgjentisht numrin e testimeve dhe të bëjë publike gjithë kapacitetet tona laboratorike.

Çdo vonesë jo vetëm fsheh të vërtetën por do të na kushtojë shumë shtrenjtë!

Sa më pak testime, aq më pak persona të identifikuar, aq më shumë të infektuar, aq më gjatë do të vazhdojë karantina dhe më shumë do të thellohet kriza ekonomike.

Koha për të vepruar është TANI! Çdo ditë e humbur kushton jetë!