Basha: Qeveria duhet të ndryshojë kryekëput strategjinë për testimet…

Basha: Qeveria duhet të ndryshojë kryekëput strategjinë për testimet. Pa testime, nuk dalim dot nga karantina në mënyrë të suksesshme

Shqipëria ka nevojë për një strategji për të cilën kyçe është testimi. Dhe sot kemi parë lajme shumë shqetësuese nga çdo qytet.

Pyetje: Çfarë lajmesh thoni z.Basha?

Lulzim Basha: Kemi pasur lajme që për shembull në Shkodër kemi marrë vesh për një infermiere e cila ka qenë e infektuar dhe 4 pacientë, të cilët ajo i kishte trajtuar, njëri prej tyre ndërroi jetë. Po këta 4 pacientë i kanë takuar familjarët e tyre, e kanë hetuar virusin tek ta? Kanë takuar të tjerë kolegë këtë infermierë? Ja pra pse është i rëndësishëm testimi. Sepse ky është çelësi i suksesit për te llë marrë vesh sesi lëviz virusi, ku ndodhet ai dhe për të marrë masa për ta izoluar.

Rasti i të aksidentuarit që u zbulua se ishte me COVID vetëm sepse ndodhi një aksident dhe u detyrua të merrte trajtim mjekësor në Durrës, me pas në spitalin e Traumës. Sot kemi 10 mjekë dhe infermierë në karantinë dhe lus Zotin të mos jenë të infektuar. Por nëse ua kanë përcjellë edhe ata kolegëve të tjerë, pacientëve qe kanë në mbikëqyrje, çfarë masash merren në raste të tilla? Kemi të infektuar ne fasoneri, në Shkodër, punonjësit janë urdhëruar te izolohen pa u marrë tamponi, pa u bërë testet.

Në këtë mënyrë ata janë burim potencial infeksioni për familjen. Pa testim ne vazhdojmë të mbetemi në errësirë dhe gjithë sakrifica e bëre këto javë dhe këto muaj jo vetëm mund por do te shkojë dem. Pa testim ne nuk mund te bëjmë asgjë që të dalim suksesshëm hap pas hapi nga karantina, nga izolimi apo të rinisim motorët e ekonomisë.

Ndaj duhet në radhë të parë të ndryshojë kryekëput strategjia. Sepse sot kam dëgjuar edhe ekspertë pranë qeverisë, të cilët kanë pranuar dhe i përshëndes për kurajon e tyre, që strategjia e deritanishme nuk po funksionon. Shëndetësia duhet ta dijë se ku janë të infektuarit, t’i gjurmojë.

Pyetje: Qeveria po thotë se po ndjek kriteret e OBSH-së. Në bazë të këtyre parimeve është duke kryer testimet.

Lulzim Basha: Nuk dua te hyj ne retorikë me qeverinë. Nuk dua të hyj ne asnjë lloj retorike me qeverinë as në këtë rast. Por dua te kërkoj qe Shqipëria të ngrihet të paktën në nivelin e Maqedonisë së Veriut për testimet. Dhe për këtë gjëja e pare qe duhet bërë është se nuk duhen treguar me gisht dhe as nuk duhen fshehur se pse jemi me numrin me të ulët të testimeve por duhen marrë masa urgjente.

Dhe në funksion të kësaj prej dy javësh i kam bërë thirrje edhe qeverisë, por edhe partnerëve tanë, nga SHBA tek BE qe ta ndihmojnë qeverinë me një numër sa më te madh kitesh dhe pajisje të tjera testimi. Z.Babaramo tashmë është e qartë se kudo në bote se në ato vende ku kanë aplikuar testimin si një mënyrë e suksesshme për te evidentuar dhe izoluar virusin jo vetëm ai kanë dalë të ulin dhe të mbajnë nën kontroll numrin e viktimave, duke mbajtur nën kontroll numrin e infeksioneve, por po kështu ia kanë dalë të ndërtojnë një strategji të hapjes së ngadaltë dhe nën kontroll te karantinës dhe të aktivitetit ekonomik.

Pa bërë një testim te plotë, pa bërë një testim të vazhdueshëm dhe te plotë do ta kemi shumë të vështirë, do ta kemi të pamundur, të jem i drejtpërdrejtë të mos jem diplomat në këtë rast, do ta kemi të pamundur të hedhim këto hapa sepse çdo hap qe hedhim pa ditur se ku është virusi, sa njerëz ka infektuar është një që na çon drejt katastrofës është një hap që na çon drejt përhapjes se virusit, drejt rritjes se numrit të infektuarve, drejt rritjes së ngarkesës së sistemit shëndetësor, drejt rritjes së personelit shëndetësor të infektuar, drejt rritjes së efektivëve të policisë së infektuar.

Dëgjuam edhe për një numër te madh të punonjësve të policisë qe janë infektuar dhe që janë detyruar të izolohen apo vetëkarantinohen. Pra këtu kemi një dallim të qartë midis asaj qe propozojmë ne tash një muaj ditë për ditë pa u lodhur dhe asaj qe nuk po ndodh nga ana e qeverisë. Rritjen masive te numrit të testimeve të cilat qartësisht janë të pamjaftueshme për të kuptuar realisht dimensionet e infeksionit ku ndodhen dhe pastaj për te ndërtuar mbi bazën e kësaj harte infeksioni një strategji dalëse, një strategji të çlirimit hap pas hapi të popullatës nga karantina dhe të ekonomisë nga mbyllja dhe nga izolimi.