Basha: Emisioni investigativ “Boom” provoi se tek infektivi përdoren maska të skaduara që në 2014-ën

Emisioni investigativ “Boom”, tek Ora News ka zbuluar maska të skaduara tek Infektivi. Këto maska të skaduara në vitin 2014 dhe të konfirmuara nga autoritetet. Tani kjo është virale, është fakt publik. Gazetarët, kolegë tuaj të këtij emisioni investigativ, kanë bërë publik një tjetër fakt tronditës. Mirë që ato maskat e para që i kishte të skaduara prej 10 vitesh, Rama tha që nuk i kam për mjekët e vijës së parë, po këto që u ka dhënë mjekëve të Infektivi, që i ka të skaduara prej 2014-ës, kush mban përgjegjësi për këto?

Pyetje: Nëse është e vërtetë kjo është një skandal, të dalin të japin një përgjigje, patjetër.

Lulzim Basha: Kush mban përgjegjësi që këtej flet për arkivole dhe për njerëzit si mish qeni dhe këtej nga ana tjetër ua merr kitet e testimit me 4 herë më të lartë çmimin?! Me këto para mund të ishin blerë 4 herë më shumë kite, mund të ishin testuar 4 herë më shumë qytetarë. Pra, për ne është e pafalshme që në kohë pandemie terrorizohen qytetarët për të fshehur paaftësinë e qeverisë dhe për të fshehur vjedhjen me tendera sekret.

Tenderat sekretë në shëndetësi janë haptazi një instrument për të fshehur papërgatitjen e shtetit, papërgatitjen e qeverisë për të mbështetur shëndetësinë dhe më e tmerrshmja vjedhin dhe abuzojnë në këto kohë. Me paratë e vjedhura vetëm nga pajisjeve që u denoncua të shtunën mund të paguheshin 9 mijë pensione në qytet, 16 mijë pensione në fshat, mund të jepej ndihma ekonomike për 30 mijë familje ose pagesa e papunësisë për 12 mijë individë, vetëm me tenderin e denoncuar të shtunën dhe ende s’ka asnjë përgjigje.

Kërkesa ime përmes emisionit tuaj ndaj çdo media është që të mos heshtë! Sepse në çdo moment kjo është e rëndë në një vend sado pak normal apo që aspiron të jetë normal, por në kohë pandemie nuk është thjesht vjedhje, kjo është kriminale, sepse kjo lidhet drejtpërdrejtë me shëndetin dhe me jetën e qytetarëve.