Alarmi në Finlandë: Kinezët nuk sjellin pajisjet e kërkuara

Chinese President Xi Jinping inspects prevention and control work against the new coronavirus in Beijing on Feb. 10. Pang Xinglei/Xinhua via Getty Images

Artur KOPANI

Rreth 2 milionë respiratorët dhe maskat e blera në Kinë nuk janë ne standardet e kërkuara për t’u përdorur në spitale. Autoritetet thanë se kompania kineze ka sjellë pajisje të tjera nga ato për të cilat ishte bëre pagesa. Kinezët kanë bërë spekullime të ngjashme edhe me vende të tjera europiane.Autoritetet kanë vendosur që ato të dërgohen në azilet e pleqve dhe qendrat sociale.

Shumë spitale dhe qendra shëndetësore në mbarë vendin janë në kuotat më të ulëta të pajisjeve që ju duhen dhe furnizimet janë urgjente. Kryeministrja Marin kritikoi sot autoritetet që nuk kanë siguruar mjaftueshëm stoqet për tre muaj, sikurse e kërkon ligji. Shumë nga qendrat dhe spitalet po bashkëpunojnë me njëra tjetrën duke rishpërndarë ato pak rezerva që kanë.

Duket se po gjendet një zgjidhje e shpejtë edhe për këtë. Petri Peltonen, Nënsekretari i Shtetit në Ministrinë e Punës dhe Ekonomisë, thotë se ministria po udhëheq një projekt madhor për të filluar prodhimin e pajisjeve mbrojtëse vetë në Finlandë. “Ekziston edhe interesi, por edhe një dëshirë e mirë për të ndërmarrë rreziqe në fushën e korporatave,” thotë Peltonen. Shteti nuk mund të urdhërojë ose udhëzojë kompanitë që të prodhojnë, thekson ai. Sipas Peltonen, ne tani po investojmë në pesë entitete të ndryshme: respiratorë dhe maska, syze dhe vizatore, përparëse dhe mbrojtëse të kokës, materiale diagnostikuese dhe pajisje monitorimi të pacientëve, madje edhe ventilatorë. Sa i takon maskave dhe veshjeve mbrojtëse, prodhimi do të fillojë në rreth dy javë, vlerëson ai. Qeeveria dha 600 milion EUR shtesë për blerjen e aparaturave, pajisjeve dhe ilaçeve mbrojtëse të kujdesit shëndetësor.

Finlanda miraton 4.1 miliardë Euro buxhet shtesë

Qeveria nnjoftoi sot se do të ndajë 3,6 miliardë € më shumë këtë vit për humbje dhe subvencione të shkaktuara nga koronavirusi. Për më tepër, gjysmë miliardë euro do të ndahen në buxhetin ndryshues për vitin e ardhshëm. Subvencionet më të mëdha do të shkojnë për kompanitë dhe bashkitë, por më shumë para do të jepen për kulturën dhe familjet, ndër të tjera. 600 milion EUR shtesë do të jepen për kujdesin shëndetësor për blerjen e aparaturave, ilaçeve dhe pajisjeve mbrojtëse.

Qeveria po ndan rreth 1.5 miliardë euro më shumë para për sigurimet shoqërore të njerëzve. Për më tepër, një prind, që mungon nga puna dhe nuk paguhet, mund të kërkojë ndihmë të përkohshme nëse kujdeset për një fëmijë nën moshën 10 vjeç në shtëpi. Përfitimi i ri është 723 euro në muaj. Janë propozuar gjithsej 94 milionë euro për këtë kategori. Këto ndryshime pritet të miratphen në parlament para se të fillojnë të zbatohen.

Finlanda kundër borxhit të përbashkët

Bashkimi Europian nuk ka ende një qëndrim të përbashkët për rrugët e tejkalimit të krizës së krijuar nga koronavirusi. Finlanda mbetet kundër instrumenteve të borxhit të përbashkët në eurozonë, megjithë presionin e disa vendeve, kryesisht të Europës Jugore me Italinë në krye, për të sjellë të ashtuquajturat ‘koronabondë’ për të ndihmuar vendet të stimulojnë ekonominë ndërsa hyjnë në recesion. Kryetari i Eurogroup Mário Centeno tweetoi se bisedimet kishin përfunduar pas 16 orësh diskutimesh, ndërsa takimi dhe konferenca për mediat u shty për të enjten.

Ministri i Financave i Finlandës Katri Kulmuni u pyet sot nëse ishte e vërtetë që Finlanda formoi pjesë të një blloku vendesh që kundërshtojnë instrumentet e borxhit të përbashkët, së bashku me Austrinë dhe Hollandën. “Sigurisht që Finlanda ka disa linja të kuqe, si të gjitha vendet,” tha Kulmuni. “Kjo ka qenë një mirëkuptim i përbashkët nga një parlament në tjetrin, se ne nuk e mbështesim borxhin e përbashkët dhe çdo vend merr përgjegjësi për politikën e vet ekonomike.” Komiteti i Madh i Parlamentit vendos parametra për liderët finlandezë në çështjet e BE-së, dhe ai vazhdimisht ka kundërshtuar instrumentet e borxhit të përbashkët.

Takimi i Eurogroup do të vazhdojë të enjten, me vendet në Eurozonë u kërkua që të bien dakord për një paketë masash me vlerë rreth 500 miliardë euro për të luftuar recesionin e filluar nga pandemia e koronavirusit.

Diskutimet përfshijnë hua emrgjence prej 240 miliardë eurosh përmes Mekanizmit Evropian të Stabilitetit (ESM), 200 miliardë EUR në ndihmë të biznesit nga Banka Evropiane e Investimeve dhe propozimi i Komisionit Evropian për ndarjen e 100 miliardë eurove në masat e sigurisë së punësimit të përkohshëm.

Ndërkohë Ministria e Financave e Finlandës ka parashikuar se nëse bllokimi i ekonomisë vazhdon njësoj për tre muaj, Finlanda do të ketë një renie prej 5.5 për qind të ekonomisë kombëtare.