Akuzat e forta të Trump ndaj OBSH: Mbuloi përhapjen e virusit, bllokim mbi 400 milionë USD fonde

Presidenti amerikan Donald Trump shprehet se ka urdhëruar administratën e tij që të ndalojë fondet për Organizatën Botërore të Shëndetësisë. Ai tha se “OBSH ka dështuar në kryerjen e detyrës së saj themelore”, në përgjigjen ndaj shpërthimit të Covid-19.

Trump ka akuzuar OBSH-në për keqmenaxhim dhe mbulimin e përhapjes së virusit në Kinë e se pkërisht kjo organizatë duhet të jetë përgjegjëse. Trump ka akuzuar më herët OBSH-në për njëanshmëri, duke mbështetur, sipas tij, Kinën.

“Unë po e drejtoj administratën time për të ndaluar fondet ndërsa është bërë një rishikim për të vlerësuar rolin e Organizatës Botërore të Shëndetit në keqmenaxhimin dhe mbulimin e përhapjes së koronavirusit,” tha Trump në një konferencë shtypi në Shtëpinë e Bardhë.