Aktori i nxjerr gishtin e mesit Ramës: Asnjë s’ka për të marrë kokërr leku, pallavra…

Aktori i njohur i humorit Rezar Veleshnja shprehet mosbesues ndaj paketës së dytë të qeverisë, e cila u bë publike dje për të ndihmuar biznesin e vogël, por edhe sektorë të biznesit të madh.

Megjithëse qytetarët nuk u sqaruan me paketën e parë të ndihmës nga qeveria, Rama shpalosi dje një paketë më të zgjeruar, kur përfshinte më shumë punonjës që do të marrin pagë nga shteti, për shkak të mbylljes së biznesit në kohë pandemie.

Në një story, në rrjetin e tij social, Veleshnja teksa ka publikuar një foto të Ramës, shkruan se “kokërr leku nuk do marrë njeri”.

“Asnjë s’ka për të marrë kokërr leku, pallavra janë të gjitha!

Po mjete biznesi i vogël, motorri kryesor i ekonomisë së vendit që po merr fund dita ditës!”, shkruan Veleshnja.

rezi