Aksident tragjik, fadroma përplas për vdekje 58-vjeçarin Tiranë

Mëngjesin e sotëm ka ndodhur një aksident i rëndë në Tiranë, pasi 52-vjeçar me iniciale F.K duke drejtuar një fadromë në rrugën “Ramazan Gaxherri” ka përplasur për vdekje një 58-vjeçar me iniciale Xh.L. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 15.04.2020, rreth orës 10:10, në rrugën “Ramazan Gaxherri”, mjeti tip fadrom me drejtues shtetasin K.F., 52 vjeç, dyshohet aksidentalisht ka përplasur me pasojë vdekjen shtetasin XH.L., 58 vjeç.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.