6 raste të tjera me Covid-19 në Shkodër, mes të infektuarve një polic dhe një murgeshë

Qyteti i Shkodrës vijon që të mbetet vatra e nxehtë e COVID-19 në vend, ku sot pasdite janë shtuar dhe 6 raste të tjera. Sipas informacioneve mësohet se bilanci i të infektuarve në Shkodër është shtuar me 6 raste sot.

Burimet bëjnë me dije se, kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, një infermiere (murgeshë), një punonjës i burgut të Reçit dhe 4 të tjerë janë qytetarë.

Punonjësi i burgut është polic i togës së shoqërimit në Reç të Malësisë së Madhe dhe dyshohet që është infektuar pasi ka patur kontakt me nënën, motrën dhe të fejuarën të cilat më herët kanë rezultuar pozitive me Covid-19.