300 familje mbeten pa bukën e gojës/ Ish-deputetja: Bashkia të dizinfektojë urgjentisht tregun e të rinisë puna

300 familje që e nxjerrin bukën e gojës duke shitur në tregun e Lezhës janë lënë mes të katër rrugëve. Ata as nuk lejohen të shesin në treg, as nuk përfitojnë pagesë nga qeveria, pasi nuk bëjnë pjesë tek kategoritë e bizneseve të ndaluara.

Problemi i 300 familjeve është se prej 7 javësh, Bashkia e Lezhës e mban të mbyllur tregun, sepse refuzon ta dezinfektojë.

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Lindita Metaliaj përcolli zërin e tregtarëve, të cilët kërkojnë që bashkia t’i japë fund lojës me bukën e gojës së 300 familjeve, të dezinfektojë me urgjencë tregun dhe të mundësojë rinisjen e punës në kushte të plota sigurie.