13 raste të reja me Covid-19 në Shkodër, zbulohen detajet…

Në qytetin e Shkodrës në 24 orët e fundit janë zbuluar 13 raste të reja me Covid-19, duke e çuar numrin e të infektuarve në total në 70 pacientë, sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Shendetësisë.

Ndërkohë mësohet se nga 13 pacientët e rinj me koronavirus, 3 janë pacientë që po kurohen në spitalin e Shkodrës, njëri prej të cilëve është në dializë, për shkak të problemeve me veshkat.

Ndërkohë më herët u raportua se dy pacientë të tjerë janë infermierë po në spitalin e Shkodrës. Ndërsa një tjetër pacient mësohet se është polic privat në postën e Velipojës.

Në 24 orët e fundit në Shkodër jane realizuar 32 teste, nga të cilat 7 te personeli mjekësor.