Zyrtari i lartë i BE tregon pse Shqipërisë i janë vendosur parakushte dhe Maqedonisë jo!

Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut iu hapën sot negociatat me Bashkimin Europian. Por në një deklaratë pas këtij vendimin ministri i një prej vendeve më skeptike Holandës reagoi për këtë vendim të BE-së.

Pavarësisht se të dy vendeve ballkanike iu hapën sot negociatat ai tregon se ka një ndryshim mes këtyre vendimeve përkatëse për secilin shtet.

Stef Blok tha se, Shqipëria është vendi i vetëm të cilit i janë vendosur katër parakushte dhe vetëm plotësimi i tyre mundëson konferencën e parë ndërqeveritare, që është nisja zyrtare e negociatave për anëtarësim në BE.

Kryediplomati shton se, Maqedonia nuk ka asnjë parakusht dhe do të nisë me konferencën e parë ndërqeveritare.

Sipas Blok, një tjetër detyrë e Shqipërisë është edhe reforma zgjedhore dhe luftimi i fenomenit të financimit të partive përmes parave kriminale.

“Shqipëria është vendi i vetëm që ka parakushte (4) dhe plotësimi i tyre mundëson konferencën e parë ndërqeveritare. Maqedonia nuk ka asnjë parakusht dhe do të nisë me konferencën e parë ndërqeveritare. Shqipëria ka parakushte sepse duhet të bindë vendet e BE se e ka seriozisht në Sundimin e Ligjit dhe luftën kundër korrupsionit.

Shqipërisë i janë shtuar disa parakushte që kanë lidhje me frymën dhe ligjin e Kushtetutës në raport me Gjykatën Kushtetuese. I është shtuar parakushti për të zbatuar opinionin e Komisionit të Venecias përfshirë KED, vettingun dhe një sërë standartesh të tjera që janë shkelur sipas Komisionit të Venecias. Në opinion, Komisioni vëren politizimin e reformës”, thekson ai.

“Shqipëria duhet të luftojë për të zbatuar pikat e MONEYVAL për pastrimin e parave (aktualisht është në zonën gri). Do të jenë grupet faktmbledhëse që do të përcaktojnë nëse qeveria i ka përmbushur këto kushte ose jo dhe këto grupe do të jenë nga Parlamenti Holandez, Bundestagu dhe vendet e tjera”, shton ai.

“Parakushtet janë përmisimi i mëtejshëm i sistemit gjyqësor dhe përmbushja e procesit të vettingut, reforma në gjykatën kushtetuese që do të thotë marrja parasysh e mendimit të opinionit dhe mendimit të Komisionit të Venecias, marrja parasysh gjithashtu e mendimit dhe opinionit të Komisionit të Venecias për Ligjin e Mediave dhe votimi sipas tij. Është tejet e rëndësishme që në luftën kundër korrupsionit të kemi dënime të funksionarëve të lartë publikë që janë fajtor për korrupsionin”.

Ai nënvizon se, “Shqipërisë nuk po i kërkohet asgjë e jashtëzakonshme, përkundrazi po i kërkohet minimalja për një shtet të BE-së dhe disa korniza që duhet t’i ketë ç’do shtet që do të hyjë në BE; sundimin e Ligjit dhe luftën kundër korrupsionit”.