Virusi, 5 kompanitë më të mëdha humbin 400 miliardë dollarë

Pesë kompanitë më të mëdha të teknologjisë Amazon, Apple, Alphabet, Facebook dhe Microsoft, kanë humbur 416.63 miliardë dollarë në tregun global si pasojë dhe frikës nga coronavirusi – duke goditur kështu drejtpërdrejt ekonominë globale.

Të hyrat e Apple kanë rënë për 9.88%, të Facebook për 9.30%, Alphabet 8.2%, Amazon 7.98 dhe Microsoft me 9.48%, transmeton Telegrafi.

E gjithë kjo po ndodh pasi investitorët kanë filluar të brengosen për përhapjen e mëtejme të coronavirusit dhe ndikimin negativ që mund ta ketë në ekonomi.

Kjo rënie e të hyrave po cilësohet si më e madhja që nga e hëna, kur pesë kompanitë humbën në total 320 miliardë dollarë