Vetëm 76 shtretër për karantinën ndaj koronavirusit!

Spitali Infektiv në Tiranë tashmë është në qendër të vëmendjes tashmë pasi është kthyer tërësisht në karantinë.

Gazetari Erion Skëndaj raporton se Spitali Infektiv është boshatisur nga pacientët e tjerë dhe do të jetë vetëm karantinë apo dhoma të posaçme për trajtimin e personave që janë me koronavirus në Shqipëri.

Policia madje vendosi edhe shiritin e perimetrit në kuadër të vendimit të qeverisë që shoqëruesit dhe familjarët e pacientëvë nuk duhet të qëndrojnë në ambientet spitalore vetëm nëse ka rekomandim nga Drejtoria Spitalore.

Për persona që vijnë për në sallën e konsultave tashmë po hapet një rrugë e re e improvizuar brenda oborrit të Spitalit Infektiv pasi sheshi po përdoret vetëm për hyrjen e personelit të autorizuar. Ndërkohë një automjet i Bashkisë së Tiranës ka spërkatur me ujë dhe me klor rrugën para Spitalit Infektiv për të bërë të mundur dezinfektimin e saj.