Vendoset tavolina në sheshin para Kryeministrisë ku Presidenti do të firmosë Dekretin…

Presidenti Ilir Meta ka njoftuar sot për mbajtjen e një manifestimi në mbrotje të Kushtetutës duke thirrur aty të gjithë shqiptarët. Meta tha se gjithkush duhet të mblidhet për të mbrojtur vendin nga mafia ndërkombëtare duke realizuar një tjetër “Lidhe të Lezhës”, siç ndodhi në 2 mars 1444.

Gjatë këtij manifestimi, Meta do të firmosë edhe një dekret. Burimet bëjnë me dije se bëhet fjalë për Gjykatën Kushtetuese, ndërsa nuk kanë munguar spekulimet se Presidenti mund të shpërndajë edhe Parlamentin.