VATRA mbështet nga Amerika tubimin e orës 17:00

Shoqata më e vjetër dhe e rëndësishme e shqiptarëve në SHBA dhe gjithë diasporën, VATRA ka dalë ditën e sotme me një qëndrim unanim në mbështetje të tubimit që do të organizohet pasdite me nismën e presidentit, Ilir Meta, në mbrojtje të Kushtetutës.

Në deklaratën e Federatës Panshqiptare VATRA mes të tjerave theksohet, se situata e krijuar në Shqipëri si pasojë e keqqeverisjes së Edi Ramës e ka bërë të domosdoshme mbrojtjen e Kushtetutës. Duke mbështetur nismën e kreut të shtetit, VATRA thekson se, “Për analogji, Kushtetuta Amerikane, mbrohet me çdo mjet nga Presidenti i SHBA”.

Deklarata e plotë

Federata Pan-shqiptare e Amerikës VATRA, po ndjek me shumë shqetësim situatën e rëndë të krijuar në Shqipëri si rezultat i uzurpimit tërësor të çdo pushteti nga Kryeministri Edi Rama.

Për analogji, Kushtetuta Amerikane mbrohet me çdo mjet nga Presidenti i SHBA.

Ndaj i kërkojmë dhe mbështesim Presidentin e Shqipërisë në çdo veprim që do të merret për rikthimin kushtetues të institucioneve shqiptare.

Federata Panshqiptare e Amerikës VATRA e konsideron daljen në rrugë të Presidentit dhe bashkimin e tij me popullin si mjeti i fundit për të kthyer pushtetin atje ku ai buron, tek Populli.

Manifestimi i 2 Marsit është ?llimi i fundit të një qeverisjeje e cila shpopulloi, varfëroi dhe vrau shpresën e shqiptarëve.

Shqiptaro-Amerikanët janë me të ardhmen e Shqipërisë pa kriminelë dhe drogë, por me dinjitetet dhe prosperitet.

Përshëndetjet më të përzemërta nga Amerika!

Zoti e bekoftë Shqipërinë!