Vajza 20 vjeçare e Blush-inceneratorit me pasuri 500 milionëshe!

Vajza e një politikani të njohur në Shqipëri edhe pse vetëm 20 vjeçe do gëzonte një pasuri qindra mijë dollarë. Gjysëm miliardi lekë një ambient biznesi për vajzën e Ben Blushit, një histori skandali kjo, e cila pritet të zbardhet pas hetimeve në SPAK.
Ben Blushi ka paguar vetëm 30 mijë euro për një pasuri 500 milionëshe në qendër të Korçës, dhe gjithçka e ka bërë në emër të vajzës së tij.

Në datën 16 shkurt 2020, CNA.al raportoi në lidhje me një pronë të ish-politikanit Ben Blushi, në qytetin e Korçës, blerë me vlerë qesharake në vitin 2015 në emër të vajzës së tij.

Bëhet fjalë për një sipërfaqe prej 200 m2 nga të cilat 140 m2 në katin e parë të një godine, në një nga ajkat e qytetit të Korçës. Sipas deklarimeve të pasurisë, ambienti është blerë në emër të vajzës së tij Natali Blushi, por paratë janë paguar nga llogaria e Ben Blushit.

Gjithashtu ka marrë edhe një garazhd 60 metër katëror, i cili shërben ambientit prej 140 metër katëror.
Të dyja ambientet janë të lidhura së bashku dhe më pas atje është ndërtuar Pub Republika, një nga më të famshmit e Korçës, që administrohet nga njerëz të afërt të Blushit.

Natali Blushi, një milionere e re
Ambienti kthehet në një biznes dhe vajza e Ben Blushit, bëhet aksionere në një kompani e cila hap një SNAK bar, që quhet Republika Pub, një nga më të frekuentuarat në Korcë.

Dy muaj më parë Natalia tashmë 25 vjeçe e shet 30 milionë aktivitetin e saj, por duke mbajtur në pronësi një pasuri 500 milionëshe.

Rasti i Natali Blushit është fakti i gjallë kur një fëmijë politikani pa asnjë ditë punë në moshën 20-vjeçare, kur është vetëm studente gëzon një pronë gjysëm miliardi që babai i saj e ble vetëm 30 mijë euro.

Më pas zhvillohet një biznes që sjell miliona dhe shitet po dhjetra milionë. Asgjë nuk ndalet këtu, janë jo pak por vetëm qeraja me një vlerë mbi 100 milionë lekë në 5 vite, duke shlyer 4 herë më tepër vlerën e blerjes së objektit.
“CAN.al”