Tre të dyshuar me koronavirus në Infektiv për 1 orë, debatet në urgjencë

Janë 3 raste urgjente brenda 60 minutash që transportohen me autoambulancë në ambientet e karantinës te Infektivi në QSUT. Sipas raportimit të gazetarit të Neës 24 brenda autoambulancave ndodheshin pacientë të dyshuar me COVID 19.

Në videon e siguruar, duket se nga mjeti dalin fillimisht mjekë të personelit të pajisur me veshje të përshtatshme e më pas personi i dyshuar.

Ndërsa në rastin tjetër, pa u futur mirë brenda rrethimit personeli i veshur pa uniformën speciale ka hapur derën e automjetit duke thirrur me ze të lartë: “Na mashtrove”.

Autoambulanca është ndalur në hyrje në pritje të personelitvtë urgjencës së spitalit infektiv me uniforma speciale. Nga biseda me zë të lartë mes stafit të autoambulancës dhe një familjari të gruas që ndodhej brenda mjetit u mësua se gjatë thirrjes për ndihmë në nr 127 ishte mbajtur e fshehtë situata shëndetësore e pacientes dhe historiku i udhëtimit të saj, çka vë në rrezik sigurinë e shëndetit të tre punonjësve të autoambulancës që ishin pajisur me doreza të thjeshta dhe maska kirurgjikale nisur nga informacioni i marrë nga qendra e kordinimit.

Pak minuta më pas në Infektiv mbërrin një autoambulancë tjetër me një rast të tretë të dyshuar me Covid 19. Stafi i veshur me veshje speciale ka transportuar një pacient me barrelë në katin zero të infektivit.

Kujtojmë që në vendin tonë janë 23 personat e prekur nga koronavirrusi. Një prej tyre ka ndërruar jetë (73-vjeçarja në Durrës).