Surpriza tjetër nga Kina, shfaqet virusi i ri hantavirus, ka një të vdekur

Në kohën kur bota po përpiqet të gjejë një kurë për pandeminë e frikshme të coronavirusit, një raport në Global Times thoshte se një burrë nga provinca Yunnan e Kinës vdiq nga Hantavirus ndërsa ishte në një autobus në provincën Shandong.

Madje, siç thuhet më tej, përcjell Telegrafi, të gjithë 32 udhëtarët e tjerë në autobus janë testuar për virusin.

Çfarë është Hantavirusi?

Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve thotë se virusi është përhapur kryesisht nga brejtësit, shkruan economictimes.

Sipas tyre, “Hantaviruset në Amerikë njihen si ‘Bota e Re’ dhe mund të shkaktojnë sindromën pulmonare hantavirus (HPS). Hantaviruset e tjera, të njohura si ‘Bota e Vjetër’, gjenden kryesisht në Evropë dhe Azi dhe mund të shkaktojnë ethe hemorragjike me sindromën renale (HFRS)”, thuhet në faqen e internetit të CDC.

Një rast i tillë vjen në një kohë kur numri i përgjithshëm i atyre që janë infektuar nga coronavirusi globalisht është afër numrit 400,000 dhe shkencëtarët ende nuk kanë gjetur një kurë për të. Numri global i vdekjeve ka kapërcyer shifrën 16.500.