Supermarketet, farmacitë dhe çdo biznes që lejohet hapur, mund të tregtojë edhe pas orës 13:00

Të gjitha bizneset që janë në listën e aktiviteteve tregtare të lejuara për të qëndruar hapur në gjendjen e emergjencës krijuar nga COVID-19, duke respektuar rregullat mbrojtëse nga koronavirusi, mund të qëndrojnë hapur edhe pas orës 13:00, pavarësisht nga fakti që shumica e qytetarëve nuk mund të shkojnë drejtpërdrejt për shkak të kufizimit të qarkullimit për këmbësorët.

Kështu, supermarketet, farmacitë, aktivitetet tregtare me shërbime të domosdoshme për qytetarët mund të qëndrojnë hapur përtej fashës orare 13:00 jo vetëm për të prodhuar, siç mund të jenë furrat apo pizeritë etj, por edhe për të tregtuar për personat e tjerë që kanë urdhër lëvizjeve jashtë orës 13:00 të drekës, siç edhe ka deklaruar në një intervistë televizive edhe ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj njëherazi përgjegjës për hartimin e planit të përballimit të situatës ekonomike të shkaktuar nga COVID-19.

Të tillë janë punonjësit e policisë, të Forcave të Armatosura, njësitë kritike të shërbimeve shtetërore dhe përfaqësuesit e kompanive mediatike. Që do të thotë se ata mund të bëjnë blerje ushqimesh, ilaçesh etj, pasi të kenë mbaruar punën, kurdo pas orës 13:00.

Por deri më tani aktivitetet që i lejohet të rrinë hapur në këtë situatë, kanë respektuar fashën orare 05:00 – 13:00 nisur edhe nga fakti që qytetarët e zakonshëm nuk kanë mundësi të dalin nga shtëpia pas këtij orari. Por më kryesorja, nisur edhe nga një keqkuptim i këtij urdhri, duke u frikësuar se mund të gjobiteshin nëse e vazhdojnë aktivitetin edhe pas orës 13:00.

Orari i kufiizmit 05:00 – 13:00 është vetëm për qytetarët që duhet të dalin nga shtëpia për të bërë pazare.

Në urdhrin e datës 20 mars nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, saktësohet në urdhër se nga ora 13:00 e së shtunës, deri në 05:00 të mëngjesit të së hënës, pra gjatë gjithë së dielës, do të qëndrojnë mbyllur të gjitha aktivitetet që janë në listën e lejuar, dhe po ashtu nuk do të lejohet qarkullimi i qytetarëve në asnjë fashë orare, përjashto forcat e policisë, ushtritë, njësitë kritike shtetërore që duhet të jenë në detyrë në përballimin e situatës me pandeminë, si dhe media.

Ndërkohë, urdhrit të 20 marsit i është bërë shtesa e fundit më 28 mars 2020, me pjesën që nga shtëpia duhet të dalë vetëm një anëtar i familjes dhe kjo, vetëm pasi të ketë marrë leje në sistemin online e-Albania dhe të presë konfirmimin zyrtar me email apo në numrin e telefonit. Me urdhin e ri, ndalohet dalja nga shtëpia e pensionstëve, të cilët shërbimet do t’i marrin në banesë nga autoritetet përkatëse duke kërkuar ndihmë në numrat e vendosura nga bashkitë respektive.

Urdhri i dyte, 28 mars 2020
Nga 140 aktivitete ekonomike, vetëm 34 nuk do të lejohet që të ushtrojnë aktivitetin e tyre. Ndërsa pjesa tjetër prej 106 aktivitetesh do të lejohen të qëndrojnë hapur edhe përtej orës 13:00.

Aktivitetet që lejohen janë tatimpaguesit qe kryejnë aktivitet ne fushën e prodhimit bimor dhe shtazor, përpunimin e produkteve ushqimore, prodhimeve te drurit, prodhimit te tekstileve, prodhimit te produkteve kimike, produkteve farmaceutike, prodhimit te mineraleve, prodhimi i produkteve elektronike, prodhimi i produkteve elektrike,prodhimi i mobileve,prodhimi i energjisë, prodhimi dhe furnizimi me ujë, si dhe shërbimet e pastrimit, ndërtimit te ndërtesave, punimeve inxhinierike te përcaktuara ne tabelën me poshtë te cilat kane statusin Lejohen.

1 37

2 29

3 15

4 8