Studimi i ri për COVID-19/ Ja sa orë mbijeton në ajër, karton, plastikë dhe sipërfaqe

Koronavirusi i ri (Covid 19), shumë ngjitës, që ka shpërthyer në një pandemi globale mund të mbetet i qëndrueshëm dhe infektiv në ajër për disa orë dhe në sipërfaqe deri në ditë.

Të dhënat janë nxjerrë nga një studim i ri, i cili ofron udhëzime të reja që ndihmojnë njerëzit të shmangin infektimin nga Covid 19.

Shkencëtarët nga Instituti Kombëtar i Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive (NIAID), pjesë e Institutit Kombëtar të Shëndetit të SH.B.A.-së, u përpoqën të imitojnë virusin e depozituar nga një person i infektuar mbi sipërfaqet e përditshme në një mjedis shtëpiak ose spital, siç është përmes kollitjes ose prekjes së objekteve .

Ata përdorën një pajisje për të shpërndarë një aerosol që dublikonte pikat mikroskopike të krijuara në një kollë ose teshtitje.

Shkencëtarët hulumtuan se sa kohë virusi mbetej infektues në këto sipërfaqe. Studimit që u shfaq në New England Journal of Medicine të martën, raporton Reuters.

Testet tregojnë se kur virusi bartet nga pikat e lëshuara kur dikush kollitet ose teshtin, ai mbetet aktiv, ose në gjendje të infektojë ende njerëz, në aerosole për të paktën tre orë.

LEXO EDHE U nis vetëm drejt Milanos, humb kontaktet me familjen 70-vjeçari
Në plastike dhe çelik inox, virusi mund të zbulohet pas tre ditësh. Në karton, virusi nuk ishte aktiv pas 24 orësh. Në bakër, u deshën 4 orë që virusi të mos deaktivizohej.

Ekipi hulumtues zbuloi se duhen rreth 66 minuta për gjysmën e grimcave të virusit që të humbasin funksionin nëse ato janë në një pikëz aerosol.

Kjo do të thotë që pas një ore e gjashtë minutash, tre të katërtat e grimcave të virusit do të deaktivizohen në thelb, por 25% do të jenë akoma aktive.

Sasia e virusit të qëndrueshëm në fund të orës së tretë do të ulet në 12.5%.

Në çelik inox, duhet 5 orë 38 minuta që gjysma e grimcave të virusit të bëhet joaktive. Në plastikë, koha është 6 orë 49 minuta, zbuluan studiuesit.