Stop praktikës së kufizimit absurd të testit të COVID-19!

Nga Sali BERISHA

Raporte shumë serioze dëshmojnë se kufizimi ekstrem i testit të koronavirusit për shoshitje epidimiologjike të të dyshuarve për infeksion, që po zbatohet në Shqipëri, shoqërohet me shumëfishim të vdekshmërisë nga sëmundja.

Në një vendim absurd me pasoja të jashtëzakonshme për jetën e mijëra shqiptarëve, duket se Edvin Çekap Maska dhe ndrikull Hajni Maska, në një akt kriminal xhahilësh të vërtetë kanë vendosur që testi për COVID-19 t’i bëhet vetëm një rrethi tejet të ngushtë të personave që sëmuren nga viroza në fjalë.

Kjo praktikë në fillim të epidemisë, siç është rasti i Shqipërisë, shënon kapitullimin e plote të narkoshtetit para epidemisë.

Me këtë praktikë shumëfishon me licencë shtetërore, përhapjen e infeksionit nga virusmbartësit, që nuk e dinë se janë të tillë sepse nuk i teston tek të painfektuarit, të cilët nuk e dinë se banojnë apo u takuan me një virusmbartës dhe zmadhon kështu në progresion gjeometrik, përmasat e epidemisë në vendin tënd.

Kjo praktikë rezulton si faktor kryesor në rritjen me shumë herë të vdekshmërisë nga epidemia e COV-19 krahasuar me vendet që përdorën jomasivisht, por gjërësisht testin e COVID-19.

Kështu, gjer sot kontrollin më të mirë të epidemisë, e kanë bërë Turqia dhe Koreja e Jugut, dy vende të cilat përdoren gjerësisht testin e COVID- 19,  në të gjitha rastet e dyshuara, si potencialisht të infektuar nga koronavirusi.

Sipas një analize të publikuar ditët e fundit, që krahason vdekshmërinë nga epidemia e koronavirusit në dy vende, Korenë e Jugut dhe Italinë, në të cilat epidemia u shfaq në të njëjtën kohë dhe pas Kinës u përhap më shumë rezulton se: Koreja e Jugut për 8000 raste të konfirmuara, pati vetëm 67 vdekje, por ajo testoi 222,000 njerëz të dyshuar se mund të ishin infektuar.

Kurse Italia, në kohën e studimit kishte 15 000 raste të konfirmuara dhe pati 1016 vdekje, por Italia bëri gjithsej 73 000 teste në një numër të pacaktuar njerëzish.

Pra, Italia pati një vdekshmëri prej 6,77%, kurse Koreja e Jugut pati një vdekshmëri prej 0,83% apo mbi tetë herë më të ulët sesa Italia.

Kjo diferencë shumë e madhe në vdekshmërinë nga koronavirusi në këto dy vende, sipas këtij studimi, lidhet para së gjithash me praktikën e ndryshme të përdorimit të testit të COVID-19 nga këto vende dhe jo me nivelin cilësor të shërbimit mjekësor.

Koreja e Jugut, për 8 mijë të sëmurë, testoi 222 000 vetë, pothuaj 8 herë më shumë njerëz për një të sëmurë, se sa testoi Italia që për 15 mijë të sëmurë bërë vetëm 73 000 teste. Testi nuk shëron, por kjo i lejoi Koresë së Jugut një kontroll të plotë në rrafshin epidemiologjik të epidemisë.

Përveç këtij raporti, diferenca në vdekshmërinë nga COVID-19 midis vendeve me nivel të shërbimit mjekësor të krahasueshëm, por që ndoqën praktikën e shoshitjes epidemiologjike të gjerë, krahasuar me ato që e kufizuan, janë raportuar disa herë.

Kështu pra, të ndjekësh në krye të epidemisë, praktikën e testimit vetëm të të sëmurëve me simptoma, të cilën mesa duket po e aplikojnë Edvin Çekap Maska dhe Ndrikull Hajni Maska, do të thotë që me vetëdije të plotë kriminale të shumëfishosh përhapjen dhe më e keqja, vdekshmërinë nga sëmundja.

Unë jam i sigurt se ky nuk është kurrë vendimi i ekspertëve të fushës, por i xhahilëve Edvin Çekap Maska dhe Ndrikull Hajni Maska, që nuk morën në kohë, absolutisht asnjë masë parandaluese për epideminë dhe tani kursejnë testet dhe sakrifikojnë jetë njerëzish.

Një praktikë e tille kapitullimi në rrafshin epidemiologjik para sëmundjes ngjitëse ndiqet vetëm kur epidemia ka marrë dhenë, ka dalë jashtë çdo kontrolli dhe atëherë bëhet përqëndrim total në mjekimin e rasteve të sëmura.

Por në këtë aspekt shtoj se Edvin Çekap Maska dhe Ndrikull Hajni Maska, që nga dhjetori i vitit 2019 gjer sot në mungesë të plotë përgjegjësie nuk kanë importuar absolutisht asnjë aparat për frymëmarrjen e drejtuar pavarësisht se numri i tyre në Shqipëri është 10-12 herë më i vogël se në Itali apo Gjermani, vende te cilat vetem per te perballuar epidemine kane porositur sejcila perkatesisht 5000 dhe 12000 te tille. Kurse Shqiperia gjer sot asnje te vetem.

Me kete rast bej thirrje mjekve dhe personelit shendetesor te ngrene zerin e tyre ndaj nje praktike te faktuar tashme me pasoja te renda dhe qe premton nje mingarkese te paimagjinueshme per ata sapo shperthimi i epidemise te kaloje ne fazen e rritjes se shpejte.

Si perfundim duke ju uruar sherim te plote te semurve te prekur nga covid 19 dhe bere thirrje qytetareve te zbatojne jashte çdo paniku me rigorozitet çdo mase per parandalimin e infeksionit, duke mos harrue se e bejne per mbrojtjen e tyre, familjarve, miqve shokve dhe mbare shoqerise denoj fort praktiken e rrezikshme te kufizimit te madhe te testit covid19 te Edvin Çekap Maska qe nga Sarajet e Surrelit per te mbuluar qendrimet e tij me pasoja te renda per shendetin e e njerzve.

Ketu me poshte keni nje fragment te raportit te paraqitur nga agjensia Reuters por per ata qe jane te interesuar edhe raportin e plote te cituar me siper.

“Both countries saë their first cases of the disease called COVID-19 in late January. South Korea has since reported 67 deaths out of nearly 8,000 confirmed cases, after testing more than 222,000 people. In contrast, Italy has had 1,016 deaths and identified more than 15,000 cases after carrying out more than 73,000 tests on an unspecified number of people.”

Special Report: Italy and South Korea virus outbreaks reveal disparity in deaths and tactics