Spanja në hapat e Italisë, shifrat dramatike: 514 vdekje brenda 24 orëve!

Spanja njoftoi sot se në 24 orët e fundit ka pasur 514 vdekje të reja nga epidemia e Coronavirusit, duke rritur në 2.696 numrin e përgjithshëm të vdekjeve në vend, sipas ministrisë së Shëndetësisë.

Përveç kësaj, rastet e konfirmuara arritën në 39.673 sot nga 33.089 dje, një rritje prej 6.584 rastesh, tha i njëjti burim.