Spaho: Qeveria duhet të rishikojë buxhetin. Mund të preket edhe rezervën valutore

Nënkryetari i PD, Edmond Spaho kërkon masa shtesë financiare për të ndihmuar sektorin e shëndetësisë dhe për këtë arsye kërkon nga qeveria rishikimin e buxhetit.

Sipas Spahos, është humbur mjaft kohë e vlefshme, ndaj kërkon marrjen e masave emergjente.

“Mund ti bësh thirrje mjekëve dhe ata pergjigjen por qeveria duhet ti veshë të gjithë me kostume mbrojtëse të cilat ende nuk janë porositur. Duhen porositur kite analizash, paisje për oksigjenim dhe medikamente për rastet e rënda”, shkruan ndër të tjera Spaho në një reagim të tijin në Facebook.

Reagimi i plotë i Edmond Spahos

Masat financiare per te ndihmuar sektorin e shendetesise, qytetaret dhe bizneset duhet te ndermerren sa me pare. Qeveria duhet te rishikoje buxhetin.

Fonde duhen dhene per sektorin e shendetesise pasi eshte humbur mjaft kohe e vlefdhme. Mund ti besh thirrje mjekeve dhe ata pergjigjen por qeveria duhet ti veshe te gjithe me kostume mbrojtese te cilat ende nuk jane porositur. Duhen porositur kite analizash, paisje per oksigjenim dhe medikamente per rastet e renda.

Duhet te kemi materiale per dizinfektimin masiv te qyteteve, proces i cili nuk ka filluar dhe nuk duket se po e ve njeri ujin ne zjarr.

Duhet nje plan dhe fonde se si do sigurojne nevojat baze jetesore vecanerisht ata qe do humbin punen ose nuk do shkojne me ne pune.

Sot per shkak te emergjences pak po i kushtohet vemendje mbedhtetjes se biznesit por sa me shume dite te kalojne aq me shume do ndihen problemet ekonomike, mungesat ne furnizim dhe rritjet e cmimeve te mallrave.

Vec ndryshimeve ne planin e shpenzimeve dhe levizjes se fondeve ne drejtimet e mesiperme, qeveria duhet te nderprese financimin e koncensioneve sidomos chekup, i laboratoreve dhe disa rrugeve.

Ne se eshte e nevojshe qeveria mund te preke efhe rezerven valutore dhe ate ne ar. Gjendje me te veshtire se kjo nuk do te kalojme keshtu qe gjithcka duhet vene ne dispozicion te shpetimit te jeteve te njerezve.