S’keni parë gjë akoma/ Plas sherri masiv për bukë…

Një sherr masiv ka ndodhur këtë mesditë në Korçë.

Ngjarja është shënuar për shkak të radhëve të gjata të krijuar para një furre buke.

Siç shihet edhe në video, para furrës së bukës është krijuar një radhë e madhe, pas urdhrit të dhënë nga kryeministri Edi Rama për mbylljen e gjithçkaje gjatë kësaj fundjave, si masë parandaluese për përhapjen e COVID-19.

Duket se qytetarët të ndodhur në panik, ia kanë nxjerrë inatin dhe dufin njëri tjetrit.

Dhjetëra qytetarë qëndrojnë ngjitur njëri me tjetrin, duke mos llogaritur as maska, as doreza, e as distancë sigurie. Në video dëgjohet një burrë që i thotë të shoqes:Merre, merre të ikim!