Skandali! Transporti i udhëtarëve nga Italia nuk është bllokuar! Flet 22-vjeçari që…

Gazetarja Mirilda Tili gjatë një interviste ditën e djeshme në Fax News denoncoi një skandal i cili është i rëndë për kushtet ku ndodhemi në karantinë.

Por akoma pas këtij denoncimi vazhdon skandali me deklaratat e qeverisë shqiptare për sa i përket bllokimit të transportit të udhëtarëve me Italinë.

U desh një informacion rastësor për një 22 vjeçar që erdhi me urgjencë në spitalin infektiv në QSUT dhe se babai i tij nuk e kishte takuar ende, për të dhënë sinjalin se transporti i udhëtarëve me Italinë nuk është bllokuar.

Në skedulimin e fluturimeve në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës rezulton që të gjitha fluturimet me Italinë janë anulluar. Por e vërteta është që kufiri nuk është mbyllur.

Përtej denoncimit të bërë dje në Fax News, që avioni me kodin ZA- AWB, ka fluturuar edhe gjatë ditës së sotme. Në flightradar24 janë shënuar 2 fluturime Tirane – Romë dhe anasjelltas.

Këto kanë qenë fluturime me pasagjerë, jo kargo.

Tani pyetjeve që nuk iu dha përgjigje për denoncimin e djeshëm janë edhe pyetjet për situatën e sotme.

Kush i ka dhënë leje kësaj kompanie që të bëjë fluturimet, për të cilën është thyer urdhëri dhe sidomos deklaratat në seri të kryeministrit Edi Rama, ministtres së Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, deklaratës së Autoritetit të Aviacionit Civil, por edhe atë të Aeroportit Nënë Tereza.

Pyetja tjetër është si kanë dalë nga aeroporti pasagjerët që kanë ardhur nga Italia për sa kohë që transporti privat nuk është lejuar?