Skandali Lleshi/ Reagon Berisha: Akt korruptiv i Gjeneral Hashashit me paratë e taksapaguesve

Ish-Kryeministri Berisha ka reaguar pas publikimit të ajmit sot në media bashkëngjitur edhe me foto, ku ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj përdorte mjetet e ushtrisë për të zhvendosur mobiljet e banesës së tij pranë ATSH-së. Berisha e ka cilësuar këtë veprim një akt të pastër korruptiv me paratë e taksapaguesve.

‘Abuzim korruptiv diten per diell i Gjeneral Hashashit me parate e takspaguesve!

Ai kapet mat dhe fotografohet nga komshinjte tek transporton mobiljet dhe orendite e shtepise se vete me makinat e ushtrise!

Ai nuk ka pse te fuse doren ne xhep per te paguar kompani private trasporti pasi makinat e ushtrise jane te Partise dhe vet Gjeneral Hashashi eshte i partise. Ne gjuhen e transparences kjo eshte vjedhje e hapur kurse ne fjalorin e narkopartise makinat e ushtrise jane tonat! Turp o te pangopur!

Per me shume lexoni hetimin e gazetarit investigativ. sb’