Skandali/7 mjekë, infermierë e laborantë të Ambulancës 1 të prekur nga virusi, u refuzohet testi

Janë një mjek, tre infermierë dhe tre laborantë të Ambulancës nr.1 në Tiranë, pranë “Urës së Tabakëve” të cilët i kanë shërbyer për katër ditë me rradhë një pacienti që ka rezultuar me koronavirus. I gjithë personeli rezulton të jetë prekur nga virusi.

Atyre u është kërkuar që të izolohen në kushtete e shtëpisë nga dita e premte kur edhe është konfirmuar pacienti me koronavirus. Personeli mjekësor i kësaj ambulance denoncon skandalin se ndonëse kanë kaluar aktër ditë nga momenti që jajnë futur në izolim, atyre nuk u është bërë ende testi për të provuar prekjen nga virusi dhe kjo gjë u refuzohet atyre.

“Na u tha se do të na bëhej testi ditën e shtunë. Kemi pritur që dikush të na telefononte, por akush nuk është kujtuar. Jemi detyruar vetë që të kërkojmë që të na bëhej testi, por përgjigjja ka qenë negative dhe justifikimi akoma më absurd, duke na thënë se nuk kemi çfarë tu bëjmë”.

Ky është një rast skandaloz ku edhe personeli mjekësor lihet në mëshirë të fatit dhe nuk u ofrohet as shërbimi më minimal. Personeli ka nisur të ndjejë edhe shenjat e para të prekjes nga virusi. “Kemi këputje fizike dhe sekrecione nga hundët”, thonë ata.

Ata ndjehen të braktisur ndonëse i kanë shërbyer me përkushtim pacientëve. Imagjinoni kur kjo shëndetësi nuk do që t\ia dijë as për mjekët, infermierët dhe laborantët që u shërbejnë qytetarëve se çfarë injorimi masiv ndodh sot për qytetarët në të gjithë vendin. Pushteti nuk ka tampone për për të bërë testet se nuk ka para sepse paratë duhet ti ndajë i pari i qeverisë me oligarkët.