Situatë alarmante në zyrat e shërbimeve, punonjësit kërkojnë ndihmën e Policisë pasi…

Pamje skandaloze kanë mbërritur në redaksinë e Faxweb.al nga gazetarët në terren ku nëpër sportelet e postës por edhe në dyart e bankave janë dyndur njerëzit për të paguar faturat dhe këstet përkatëse.

Pamjet në videon e mësipërme tregojnë radhë të gjatë dhe grumbullime masive njerëzish pranë Zyrës Postare në Librazhd, ndërsa është për t’u theksuar se në një situatë të tillë është me të vërtetë shqetësuese përtej çdo përgjegjshmëërie të mundshme.

Gazetarja Ediola Terziu raporton nga Librazhdi se kryesisht personat që mbajnë radhë janë nga ata që trajtohen me ndihmë ekonomikëe ndërsa punonjësit e Postës e kanë të pamundur për të menaxhuar situatën ndërsa kërkojnë ndërhyrjen e Policisë.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur efektivët e Policisë por siç duket nga pamjet edhe ata e kanë të vështirë për të përcaktuar rregullin e distancës dhe masave mbrojtëse.

Ndërkohë dy fotot e mëposhtme janë shkrepur në krtyeqytet ku sikurse në Librazhd, qytetarët janë përpara institucioneve ku paguajnë faturat dhe këset e tyre mujore në radhë të gjata, të paorganizuar dhe në shkelje të uidhëzimeve për diastancën nga njëri-tjetri dhe marrjen e masave mbrojtëse.