“Situatë alarmante”, dy tragete me 640 pasagjerë zbarkojnë nga Italia në Durrës edhe pse u shpall “zonë e kuqe” nga Conte

Ndësa Italia u shpall “zonë e kuqe” kombëtare për koronavirusin në 24 orët e fundit, kjo masë e kryeministrit Konte nuk  ka ndaluar tragetet e linjës Bari – Durrës të udhëtojnë drejt vendit tonë.

640 udhëtarë nga zona të ndryshme të Italisë mbërritën mëngjesin e së martës në Portin e Durrësit. Pasagjerët nuk janë lejuar të zbresin nga trageti pa iu nënshtruar kontrollit.

“Kishte kontrolle, thjesht na pyetën. Edhe në Portin e Durrësit na pyetë”, u shpreh një prej qytetarëve.

Ata që e kanë parë gjendjen nga afër thonë se situata është alarmante.

“Tregojnë se është përhapur shumë, situata paraqitet e vështirë. Në Portin e Durrësit kishte kontrolle”, tregoi një tjetër qytetar.

Ndërkohë stafi mjekësor i vendosur në Portin e Durrësit konfimon se deri tani nuk ka asnjë asnje person të prekur me koronavirus./abcnews.al