Situata e koronavirusit, Meta: Emergjencë serioze, nënvlerësimi më i vogël rrezikon jetën

Presidenti i Republikës, Ilir Meta në një konferencë për mediat i bëri thirrje qytetarëve të tregohen të përgjegjeshëm dhe të zbatojmë me përpikmëri këshillat mjekësore. Gjatë fjalës së tij Meta tha se në këtë situatë kërkohet bashkëpunim.

“Duke vlerësuar masat e marra nga qeveria, i ftoj qytetarët të përballojnë me përgjegjshmëri këtë situatë.

Nuk ka vend për panik, por nuk ka vend për nënvlerësimin më të vogël nga të gjitha institucionet. Kërkohet bashkëpunim, transparencë. Shëndeti dhe jeta e qytetarit prioritet i të gjithëve sot.

Nuk është koha për të zhvilluar mbledhje mbi mbledhje. Ne jemi në komunikim të vazhdueshëm.

Vlerësimi i vogël i një qytetari mund të sjellë një rrezik të madh, pasi i gjithë rrjetin i kontaktuar mund të nxjerrë situatën jashtë kontrollit. Edhe në Presidencë kemi një taks-forcë për të gjithë personat që shohin nënvlerësime në terren”, tha Meta.

Gjithashtu Presidenti Meta theksoi se në këtë moment duhen fonde që situata të mos dalë jashtë kontrollit.

A ka vend për mbledhje të Këshillit të Sigurisë Kombëtare?

 Meta: “Nuk është koha të zhvillojmë mbledhje mbi mbledhje. Që më 30 janar kam kërkuar të merren masa. Edhe dje kam bërë një kërkesë edhe më të fortë për përshkallëzimin e masave. Qeveria ka marrë një sërë masash në këtë drejtim

Besoj se veprimet po bëhen në përgjegjësi të plotë. Nga dita e sotme edhe në presidencë kemi një task- forcë dhe do të kemi dhe një adresë pë të cilët shohin në nvlerësime për persona të caktuar apo nuk marrin trajtimin e duhur.

Apeloj për plane të detajuara  për çdo strukturë, plan monitorimi në terren të të gjitha strukturave, financim të plotë për materialet mjekësore, jo vetëm mjekësor por edhe forcat e sigurisë për të kaluar këtë pandemi.

Duhet një plan i detajuar ekonomik për veprimet mbështetëse për përballimin e ndikimit të pandemisë në ekonomi.  Mësimet e nxjerra nga vendet fqinje janë instrumentet e duhura për përballimin e kësaj situate. Nënvlerësimi më i vogël rrezikon jetën.