Simulimi/ Pse distancimi social është kyç në luftën ndaj koronavirusit

Nga Harry Stevens 

Në Shtetet e Bashkuara, pas rastit të parë me covid-19 të dhënat për infeksione të mëtejshme filluan të zhvilloheshin ngadalë.

Dy muaj më vonë, mesa duket këto të dhëna treguan rezultate të qëndrueshme.

Kjo kurbë e ashtuquajtur eksponenciale i ka shqetësuar ekspertët.

Nëse numri i rasteve do të vazhdonte të dyfishohej çdo tre ditë, do të kishte rreth njëqind milion raste në Shtetet e Bashkuara deri në maj.

Kjo është matematikë, jo profeci.

Përhapja mund të ngadalësohet, thonë profesionistët e Shëndetit Publik, nëse njerëzit praktikojnë “distancimin shoqëror” duke shmangur hapësirat publike dhe duke kufizuar përgjithësisht lëvizjen e tyre.

Pa asnjë masë për ta ngadalësuar atë, Covid-19 do të vazhdojë të përhapet në mënyrë eksponenciale me muaj me radhë.

Për të kuptuar pse, do të simulojmë përhapjen e një sëmundje të tek një popullate.

Ne do ta quajmë simulimin e sëmundjes tonë të supozuar.

Përhapet edhe më lehtë sesa Covid-19: sa herë që një person i shëndetshëm bie në kontakt me një person të sëmurë, edhe person i shëndetshëm sëmuret.

Në një popullsi prej vetëm pesë personash, nuk duhet shumë kohë që të gjithë të infektohen.

Në jetën reale, natyrisht, njerëzit shërohen. Një person i rikuperuar nuk mund të transmetojë një sëmundje tek një person i shëndetshëm dhe as të sëmuret përsëri nese bie në kontakt me një person të sëmurë.

Le të shohim se çfarë ndodh kur kjo sëmundje përhapet në një qytet me 200 njerëz. Do të fillojë çdo gjë rastësisht duke lëvizur në një kënd të rastit, dhe do ta bëjmë një person të sëmurë.

SIMULIMI NR.1: Cfare ndodh kur nuk eshte vendosur karantina dhe qytetaret levizin lirshem

Vini re se si pjerrësia e kurbës së kuqe, e cila përfaqëson numrin e njerëzve të sëmurë, rritet me shpejtësi ndërsa sëmundja përhapet dhe pastaj zvogëlohet ndërsa njerëzit shërohen.

Qyteti ynë hipotetik është i vogël, kështu që sëmundja ështe në gjendje të përhapet shpejt në të gjithë popullsinë. Në një vend si Shtetet e Bashkuara, me 330 milion banorë kurba mund të dojë shumë kohë para se të fillojë të ngadalësohet.

Kur bëhet fjalë për Covid-19 e vërtetë, ne do të preferonim të ngadalësonim përhapjen e virusit para se të infektojë një pjesë të madhe të popullatës amerikane.

Për të ngadalësuar ketë, le të përpiqemi të krijojmë një karantinë të detyruar, siç është ajo që qeveria kineze vendosi në provincën Hubei (shiko videon).

SIMULIMI NR.2: Situata kur vendoset karantina

Për ekspertët e shëndetit, ishte e pamundur të ndahej plotësisht popullata e sëmurë nga të shëndetshmit.

Leana Wen, ish-drejuesja e qëndrës shëndetësore në qytetin e Baltimorës, shpjegoi praktikat e karantinave të detyruara për në Washington Post në janar.

“Shumë njerëz punojnë në qytet dhe jetojnë në qarqet fqinje, dhe anasjelltas,” tha Wen. “A do të ndaheshin njerëzit nga familjet e tyre? Si do të bllokohej çdo rrugë? Si do të arrinin furnizimet tek banorët?”.

Siç e tha Lawrence O. Gostin, profesor i së drejtës globale të shëndetit në Universitetin Georgetown: “E vërteta është se ato lloje të bllokimeve janë shumë të rralla dhe asnjëherë të efektshme.”

Për fat të mirë, ka mënyra të tjera për të ngadalësuar përhapjen e një sëmundje.

Mbi të gjitha, zyrtarët shëndetësorë kanë inkurajuar njerëzit të shmangin turmat , të qëndrojnë më shpesh në shtëpi dhe të mbajnë distancën e tyre nga të tjerët. Nëse njerëzit lëvizin më pak dhe bashkëveprojnë me njëri-tjetrin më pak, virusi ka më pak mundësi për t’u përhapur.

Disa njerëz do të vazhdojnë të dalin akoma. Ndoshta ata nuk mund të qëndrojnë në shtëpi për shkak të punës së tyre ose detyrimeve të tjera, ose ndoshta ata thjesht refuzojnë t’i kushtojnë vëmendje paralajmërimeve të shëndetit publik.

Ata njerëz jo vetëm që kanë më shumë gjasa të sëmuren, por gjithashtu kanë më shumë të ngjarë të përhapin virusin.

Le të shohim se çfarë ndodh kur 1/4 e popullsisë vazhdon të lëvizë ndërsa 3/4  jo.

SIMULIM NR.3 Situata kur lejohet levizja e 1/4 se popullsise

Aplikohet një strategji e asaj që ekspertët e shëndetit e quajnë “distancim shoqëror”.

Distancim shoqëror do të thotë edhe më shumë njerëz të shëndetshëm dhe njerëzit mund të largohen nga vendet publike duke ruajtur veten e tyre.

“Ne duhet të kontrollojmë dëshirën tonë për të qenë në hapësira publike duke i mbyllur hapësirat publike.

Italia ka mbyllur të gjitha restorantet e saj. Kina po mbyll gjithçka, dhe ne po mbyllim gjërat tani, “tha Drew Harris, studiues i shëndetit të popullatës dhe profesor asistent në Kolegjin Universitar të Shëndetit Publik” Thomas Jefferson “.

“Ulja e mundësive për grumbullime masive i ndihmon njerëzit të ruajnë distancën shoqërore.”

Për të simuluar më shumë distancën sociale, në vend që të lejojmë një 1/4 e popullsisë të lëvizë, ne do të shohim se çfarë ndodh kur lëviz vetëm 1 në çdo 8 persona.

SIMULIMI NR.4: Distancimi social, lejohet levizja e vetem 1/8 se ppullsise

Simulimet që sapo keni parë – lëvizje për-të gjithë, një përpjekje për karantinë, distancim i moderuar shoqëror dhe distancim i gjerë shoqëror – ishin të rastësishme.

Edhe me rezultate të ndryshme, distancimi i moderuar shoqëror zakonisht do të tejkalojë përpjekjen për karantinën dhe distancimi i gjerë shoqëror zakonisht funksionon më së miri nga të gjitha.

Më poshtë është një krahasim i rezultateve :
Simulimi nuk është covid-19, dhe këto simulime tejkalojnë shumë kompleksitetin e jetës reale. Megjithatë, Covid-19 po përhapet në trupin tonë- nëpër vendet tona, qytetet tona, vendet e punës, familjet tona.

Dhe, si një top që kërcen në ekran, sjellja e një personi të vetëm mund të shkaktojë efekte të dëmshme që prekin edhe njerëzit larg.

Në një aspekt thelbësor, megjithatë, këto simulime nuk janë njësoj si realiteti: Për dallim Covidi-19 mund të vrasë. Megjithëse shkalla e vdekshmërisë nuk dihet saktësisht, është e qartë se të moshurit janë më të rrezikuar që të vdesin nga covid-19.

“Nëse doni që kjo të jetë më realiste,” tha Harris pasi vrojtoi mirë gjjithë studimin, “disa nga pikat duhet të zhduken”. /Washington Post: Përktheu Sonila Backa-abcnews.al