Si mund ta fitojmë një luftë kur Kryeministri nuk është në detyrë?

Erald SHULLA

Komunikimi politik në Shqipëri, jashtë karantine, Kryeministri i cili nuk ndal shigjetimin ndaj opozitës me viruset e vjetra politkës dhe kreu Opozitës me gjuhën e politikës Europiane.

Kryeministri Edi Rama, nuk di të ndali aspak apo ta ndryshojë gjuhën e komunikimit politik në këto momente të vështira për vendin. Ai nga “shtëpiza” e tij në të cilën ndodhet në karantinë, në lidhjet direkte që bënë në rrjetet sociale, flet e sillet si një bloger, apo ndonjë yll hollivudi, ku na kêshillon, në mëngjes për ushtrime gjimnastike në kushtet e shtëpisë, në drekë si zonja Tefta për menun dietike. Dhe në darkë humor dhe ironi me propozimet e opozitës.

Po si mund të fitojmê një luftë, me Kryeministër në mungesë? I cili gjithmonë situatave në vend, kritikat apo sygjerimet që bënë opozita i kalon me humor, duke tërhequr vëmendjen me veshje anormale apo edhe me xheste të ndryshme për ta hequr vëmendjen nga problemi.

Si mund ta fitojmë një luftë kur Kryeministri nuk është në detyrë? Kjo situat nuk është detyrë shtëpie por provim si ai i tërmeteve ku ti ngele në klasë. Edhe qentë e shpëtimit mungonin, pa gjithë bota policë që gërmonin në rrënoja me duar, në mungesë të mjeteve të shpëtimit.

Ndërkohë që vazhdojmë të dëgjojmë e shohim Kryministrin e fshehur që komunikon me gjuhën e vjetër të politikës Shqiptare kemi një qasje dhe sjellje krejt ndryshe të kreut të opozitës z.Basha.

Z.Basha në vend të sulmeve ndaj kryeministrit të vendit dhe qeverisë, ka zgjedhur të tregojë maturi, pjekuri, flet me propozime paketash masash që duhen marr në situata të tilla. Por Basha në fakt, nuk ka bërë dhe thënë asnjë gjë më pak e as më shumë se çfarë kanë bërë dhe thënë politikanët në vendet e BE-së.

Ky lloj komunikimi politik i z.Basha ndoshta e ka acaruar edhe më shumë kryeministrin e fshehur.
Ndoshta Edi Rama, e di edhe vet që koha për të shkuar, ka trokitur që pas ngeljes në provimin e tërmetit.

Por ne si popull që vazhdojmë të mbajmë mbi supet tona barrën e politikës së vjetër dhe nuk nxitojmë të shkojmë në kohën e duhur në rrugën e duhur. Z.Basha tashmë i provuar që na solli një model opozite europiane, le ti besojmë të na sjelli edhe një qeveri europiane.

Mos të harrojmë cfarë ka thënë i madhi Faik Konica:
“Skllavëria, si çdo pësim tjetër, pasi rëndon ca kohë në kurriz, bëhet më në fund një zakon i pëlqyer, dhe ata që e mbajnë mbi zverk, e durojnë me gëzim. …

Ata jo vetëm s’marrin vesh ç’do me thënë liri, po ndjejnë njëfarë urrejtje për mbrojtësit e lirisë dhe ushqejnë respektin më të thellë për tiranët ekspertë të shkopit e të zinxhirit.”