Shumica me Covid-19 vuajnë nga simptoma të buta, pastaj shërohen

Shumica e njerëzve që kontraktojnë coronavirusin përjetojnë simptoma të buta, sipas të dhënave nga Kina, ku tani më e keqja e epidemisë duket se ka mbaruar.

Muajin e kaluar, shkencëtarët nga Qendra Kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve publikuan një punim hulumtues ku analizonin të dhënat për 72,314 personat e parë të diagnostikuar me Covid-19, transmeton Telegrafi.

Epidemiologët thonë se do të duhet shumë kohë për të kuptuar plotësisht mekanikën e shpërthimit të coronavirusit, por informacionet e publikuara nga shkencëtarët kinezë mund të japin një pasqyrë të atyre më të prekshmit nga virusi.

Të dhënat tregojnë se burrat dhe gratë kanë afërsisht të njëjtën shans të kontraktimit të virusit. Sidoqoftë, ndikimi tek burrat duket të jetë më i keq, të paktën midis atyre që ishin pjesë e këtij studimi fillestar. Ndërsa 2.8% e burrave të diagnostikuar me sëmundje vdiqën, ndërsa pëqrindja te gratë ishte vetëm 1.7%.

Studiuesit gjithashtu shikuan se sa e rëndë ishte sëmundja për ata që u diagnostikuan. Lajmi i mirë: më shumë se 80% pësuan vetëm simptoma të buta. Pothuajse 14% u klasifikuan si raste të rënda, ndërsa gjendja prej gati 5% u përcaktua të jetë kritike.

Një studim i botuar në internet në revistën mjekësore Pediatrics të hënën ekzaminoi 731 të konfirmuar dhe 1.412 raste të dyshuara të Covid-19 te fëmijët.

Më shumë se 90% e të gjithë pacientëve pediatrikë ishin asimptomatikë, duke treguar forma të buta ose të zakonshme të sëmundjes.

Studiuesit mbeten të pasigurt pse fëmijët me Covid-19 nuk ishin aq të sëmurë sa të rriturit.

Epidemiologët thonë se niveli i rikuperimit për Covid-19 nuk do të jetë i qartë derisa shpërthimi të ketë mbaruar dhe ata të mund të shikojnë grupe të plota të të dhënave.

Sidoqoftë, shifrat nga Kina japin disa tregues se shumica e njerëzve shërohen nga sëmundja.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here