Shqiptarët kanë mbetur jashtë vendit, Rama: Nuk kemi ç’të bëjmë, do rrinë aty deri kur të mbarojë lufta

Në studion e emisionit “Opinion”, gazetari Blendi Fevziu e ka pyetur Kryeministrin Rama se çfarë do të ndodhë me shqiptarët që kanë mbetur jashtë kufijve të vendit dhe nuk mund të kthehen tashmë me mbylljen e kufijve. Gazetari i përmendi rastin e disa qytetarëve të mbetur në Maltë, ndërkohë që nuk kanë me se të kthehen.

Fevziu: Çfarë po bën Ministria e Jashtme që këta qytetarë të riatdhesohen? Një nënë më thotë që ka djalin në shkollë Gjermani, kam prerë tre herë biletën thotë e nuk shkoj dot….

Rama: Nënës i them që ka plasur lufta botërore dhe askush nuk ka çtë bëjë me këto pnegesa që ka shkaktuar lufta botërore. Dhe njerëzit i ka gjetur lufta botërore në vende të ndryshme, ku ne nuk kemi asnjë mundësi t’i tërheqim. E kemi absolutisht të pamundur.

Fevziu: Po qytetarë shqiptarë me rezidencë ndërkombëtare jashtë dhe që kanë ardhur në Shqipëri për dokumenta e kanë ngelur këtu?

Rama: Do të shkojnë kur të mbarojë lufta.

Fevziu: Do rrinë këtu?

Rama: Po çfarë do bëjnë? Do rrinë këtu deri kur të mbarojë lufta.

Ndërsa analisti Artan Hoxha pyeti a mund të dërgohen avionë çarter për këta persona, Rama tha se qeveria shqiptarë nuk mund të shpenzojë për avionë. /Opinion.al