Shoferja godet kalimtarin në Tiranë, pamje tronditëse nga aksidenti

Një aksident u regjistrua paraditen e sotme në Tiranë. Një shofere goditi një kalimtar, i cili u dërgua në spital. Agjencia LSA sjell foto nga vendi i ngjarjes.

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 12.03.2020, rreth orës 09:50, tek vendi i quajtur Ushtari i Panjohur, një mjet me drejtuesen shtetasen M.V., në rrethana ende të paqarta ka aksidentuar një shtetas ende të paidentifikuar, i cili është dërguar menjeherë në spital dhe ndodhet nënkujdesin e mjekëve.

Drejtuesja e mjetit është shoqëruar në Komisariatin Nr.1 për veprime të metejshme.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

auto aksident21584007145

auto aksident31584007146

auto aksident51584007147