Shkon në 64 numri i të infektuarve me Covid-19. Vatra të reja në Tiranë dhe Kavajë, preken 3 italianë

ISHP publikoi sot shifrat e reja të të prekurve me koronavirus në Shqipëri. Mësohet se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar pesë raste të reja duke e çuar numrin e të prekurve në 64.

Vlen për t’u theksuar se pesë rastet e reja me koronavirus janë në dy vatra të reja, njëra në Tiranë dhe tjetra në Kavajë.

Në Tiranë, janë konstatuar pozitiv tre shtetas italianë, kurse në Kavajë dy persona.

Bëhet fjalë për një burrë rreth 80 vjeç si edhe një tjetër 42-vjeçar.

Nuk ka ende të dhëna nga ISHP nëse ata kanë lidhje familjare me njëri-tjetrin dhe nëse kanë histori udhëtimi në Itali apo janë prekur nga persona të tjerë.

5 raste të reja me COVID-19:

– 3 prej të cilëve shtetas Italian që ndodhen aktualisht në Shqipëri

– Një 80 vjeçar dhe nje 42-vjeçar nga Kavaja

Deri në këto momente testuar 697 janë raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 64 raste:

• Tiranë 45 qytetarë
• Durrës 5 qytetarë
• Lushnje 2 qytetarë
• Elbasan 2 qytetarë
• Fier 6 qytetarë
• Rrogozhinë 2 qytetarë
• Kavajë 2 qytetarë