Shkon në 38 numri i të prekurve nga koronavirusi, 2 në gjendje të rëndë

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se numri i personave të prekur nga koronavirusi në Shqipëri ka shkuar në 38.

“Në 24 orët e fundit nga ana e Institutit të Shëndetit Publik në bashkëpunim me epidemiologët e Njësive Vendore të Kujdesit Shëndetësor, ka vazhduar pa u ndalur puna në terren, për identifikimin e rasteve dhe për gjurmimin e kontakteve të rasteve të konfirmuara tashmë me Covid-19”, deklaroi Albana Fico, drejtore e ISHP.

Deri në këto momente janë testuar 505 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 38 raste:

Nga rastet e konfirmuara pozitivë

Tiranë 22 raste
Durrës 5 raste (njëri prej të cilëve ka ndërruar jetë)
Lushnje 2 rast
Elbasan 2 raste
Fier 5 raste
Rrogozhinë 2 raste

Prej tyre:

12 jane të shtruar në spitalin Infektiv (nga Tirana, Durrësi, Fieri, Lushja dhe Rrogozhina).

Dy prej tyre janë në terapi intensive, një 66-vjeçar nga Lushnja dhe një 61-vjeçare nga Fieri. Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.