Shifra e TIMS: 250 mijë hynë në Shqipëri nga Italia, Kina e Irani në Shkurt, asnjë i kontrolluar

Nga Sali Berisha

Përfundon operacioni i larjes se halesë se Edvin Çekap Maskës me ujin e h… te Ardi Xhafes!

Miq, mediat këto dite kane raportuar mekanikisht pa asnjë analize gjahun me te gjere njerëzor te narkopolicise ndaj qytetareve shqiptare dhe te huaj qe janë futur ne këtë vend ne përputhje te plote me çdo ligj dhe rregull te këtij vendi.

Ky operacion i pashembullt ne ndonjë vend ne histori qe ka hyre me emrin kod te pashpallur ‘Edvin lan halën e tij me ujin e h… te Ardit’, ka vetëm një qellim; Te laje halën e Edvin Çekap Mafisë, i cili për 50 dite me radhe nuk karantinoi qofte dhe nje udhëtar te vetëm shqiptar apo te huaj qe erdhi nga Kina, Koreja e Jugut dhe Italia, nuk vendosi asnjëlloj kufizimi ne lëvizje me Kinën, Korenë e Jugut apo Iranin dhe se fundi as me Italinë fqinje.

Kjo vetëm e vetëm se me papergjegjshmerine e tij ai ose nuk vlerësonte pasojat katastrofave te epidemisë se koronavirusit ose dëshironte qe ajo te futej me çdo kusht ne Shqipëri.

Por kur epidemia shpërtheu ne Shqipëri, ndërkohe qe Shqipëria ishte i vetmi vend ne bote qe nuk kishte mbajtur qofte dhe një dite te vetme një udhëtar ne karantine, i kapur mat me krimin e tij Edvini për t’ju hedhur hi syve shqiptarëve për veprimin e tij te papërgjegjshëm dhe kriminal urdhëroi gjahun me te turpshëm njerëzor policesk ne histori ndaj qytetareve shqiptar dhe te huaj qe udhëtonin ne vend konform te gjitha rregullave me makina me targa te vendeve nga kishin ardhur vetëm e vetëm për te mashtruar pafytyrësish shqiptaret dhe për t’ju thënë atyre se ne i gjetëm dhe identifikuam te gjithë ata qe kane hyre ne Shqipëri nga vendet me koronavirus dhe ne nuk i karantinuam.

Një sqarim!

Ata qe kane hyre ne Shqipëri nga Kina, Koreja e Jugut, Irani dhe Italia qe nga ditët e para te shkurtit deri sot janë mbi 250 mije vete dhe te gjithë ata janë te regjistruar ne sistemin TIMS me te gjitha te dhënat e identitetit te tyre. Kështu qe asnjë prej tyre nuk jetonte ne klandestinitet por te lire dhe diheshin për secilin adresat e banimit.

Ndaj dhe deklarata e sotme e Ardi Xhafes se policia identifikoi këto dite me operacionin policor te gjitha ata qe kane ardhur ne Shqipëri nga vendet e infektuara vetëm sa fakton mashtrimin e turpshëm amoral me paratë e taksapaguesve te mjere te operacionit ‘Edvini lan halen e tij me ujit e h… te Geron Velise’ pasi Gjeneral Hashahi është i pamundur nga një rrufe e forte qe mori ne Kongresin e Lindës, Gjushit dhe Koronavirusit.