Shërohen dy pacientët e parë të prekur nga koronavirusi

Dy pacientët e parë të hospitalizuar do të bëhën gati të lënë spitalin Infektiv, pas testit konfirmues që përfundoi pak minuta më parë.

Dy pacientët e konaktit 0, që u identifikuan me koronavirusin e ri në Shqipëri rezultuan negative edhe në testin e dytë.

Mjeku infeksionist Arjan Harxhi ka folur në një lidhje me Skype sot për emisionin “Zonë e Lirë”, ku ka treguar më shumë mbi situatën e pacientëve me koronavirus tek spitali Infektiv në QSUT.

Pak më parë, u bë i ditur lajmi se janë shëruar 2 kontakte të pacientit zero nga koronavirusi tek Infektivi, një lajm ndaj të cilit ka reaguar Harxhi.

“Është një lajm i mirë që konfirmon shërimin nga ky lloj infeksioni. Shërimin në rradhë të parë e bënë imuniteti i njeriut, është reagimi që bën organizmi jonë përmes imunitetit të lindur dhe të fituar, i cili e mposht këtë infeksion në shumicën e rasteve. Këtu hyn patjetër dhe mjekësia moderne.

Mjekësia ka mjetet e veta për t’i ardhur në ndihmë këtyre pacientëve sipas gjendjes së tyre. E njëjta gjë ndodh dhe me pacientët shqiptar. Unë në pavionin tim kam 19 pacientë. Djali i ri (29 vjeçari) është gati për të prerë shiritin dhe për të dalë. E kaloi me temperaturë, me pneumoni të rëndë, nuk kishte sëmundje të tjera, ishte djalë shumë i shëndetshëm. Virusi dëmton vet sistemin e traktit respirator, por edhe organe dhe sisteme të tjera”, tha mjeku Harxhi.